LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri dhuron një pagë të tij për shërimin e Adnan Hysenit

Kryeministri dhuron një pagë të tij për shërimin e Adnan Hysenit

Pagën me rritje për të cilën u kritikua pa fund, Kryeministri Ramush Haradinaj ia ndau një të sëmuri që po kërkon ndihmë për shërim.

Qytetatari Avni Hyseni nga Peja ka vizituar sot kryeministrin dhe pas takimit ka thënë se pagën e një muaji, Haradinaj e ka ndarë për shërimin e vëllait të tij, Adnanit.

Vëllai i Adnan Hyseni, Avniu, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se ka mbajtur një takim me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinajn dhe ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismajli.


“Në takimin që pata me Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Ministrin e Shëndetsisë Uran Ismajli i njoftova për gjendjen jo të mirë të vëllait Adnanit dhe nevojën urgjente për mjekim në Gjermani ku edhe është i shtrirë në spital atje si dhe nevojën e domosdoshme për mbështetje (shumën 70.000€)”, ka thënë Hyseni.

Avni Hyseni ka treguar se Kryeministri Haradinaj ia ka dhuruar 3 mijë euro nga paga e tij për shërimin e Adnanit.

Postimi i Hysenit:

Ne takim qe pata me Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Ministrin e Shendetsis Uran Ismajli i njoftova per gjendjen jo te mire te vllaut Adnanit dhe nevojen urgjente per mjekim ne Gjermani ku edhe është i shtrir ne spital atje si dhe nevojen e domosdoshme per mbeshtetje (shumen 70.000€) per te cilen edhe ju kemi drejtu Kombit Shqiptar ku edhe kete mbeshtetjen Adnani po e ka nga momenti ne moment nga populli gjithandej ne bot fal respektit per kontributin e tij per 20 vite per popullin dhe atdheun.

Kryeministrit Haradinaj mi dhuroj 3.000€ (nga pagen e tij) dhe shprehi gadishmerin e Qeveris per mbeshtetje ne rast nevoje por un i tregova se ne baz te asaj qe kemi ne xhirollogarin e Adnanit, mbeshtetja permes mesazheve ne IPKO dhe VALA e cila po vazhdon ende, mbeshtetjen qe do e kemi nga Shqiptaret ne Amerik, Zvicer, Gjermani, Franc e gjithandej botes ku ka Shqiptar te cilat jan angazhu dhe keto dit edhe do i deponojn ne xhirollogarin e Adnanit duke mos e harru edhe mbeshtetjen nga disa vllezer dhe motra Shqiptar te cilet edhe e kan vizitu keto dit Adnanin ne spital ne Gjermani besoj se shuma prej 70.000€ do arrihet.

Kur un ta kam konfirmimin e sakt te shumes se pergjithshme do tregoj e qe besoj se shpejti edhe do e bej.

FALEMINDERIT” (sic.), ka shkruar Hyseni. /Telegrafi/