Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje Ismajl Kurteshi ka reaguar ndaj deklaratave të Dardan Molliqajt, duke thënë se nuk ka kontestuar vizitat e Molliqajt në qendrat e Lëvizjes.
Kurteshi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “në në asnjë mënyrë nuk e kam kontestuar vizitën e z. Molliqaj në qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje, edhe pse në Lëvizje aktivitetet zakonisht bëhen në koordinim me Kryesin ose Sekretariatin e Përgjithshëm”.
“Unë e kam quajtur dhe vazhdoj ta quaj ilegale, (kundër statusore), përpjekjen e tij që t’i ndaj nga Vetëvendosja aktivistët tanë derisa ai është anëtar i Lëvizjes, sepse kjo nuk është as statusore dhe as e moralshme”, ka thënë Kurteshi.
Shkrimi i plotë i Kurteshit në Facebook:
“Dy sqarime
Dy komunikimet e mija publike gjatë javës së kaluar, nga disa interpretues u keq interpretuan kurse nga disa lexues dhe ndonjë interpretues mund të jenë keqkuptuar prandaj e konsideroj të nevojshme që t’i bëjë sqarimet në vijim:
1. Me 14 janar fjala ime drejtuar anëtarëve të Këshillit të Qendrës së Prishtinës nga disa media u interpretua si “kërcënim”, përkundër faktit që as në tekst e as në nëntekst as një fjalë nuk paraqet kërcënim. Në fund të fundit fjala ime është incizuar nga mjetet e informimit që e përcillnin at ngjarje, do të ishte mirë që ata të cilët fjalimin tim e kanë vlerësuar si kërcënues t’ia shpjegojnë publikut se ku e bazojnë këtë cilësim, përndryshe cilësimi i tillë mbetet i pa argumentuar e nga ndonjëri nga ata ndoshta edhe tendencioz.
2. Me 18 janar, pas ankesave të disa aktivistëve të Vetëvendosjes se deputeti dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, z. Dardan Molliqaj, po i takon strukturat në disa Qendrave të Vetëvendosjes dhe në këto takime po fol për ndarjen e Vetëvendosjes dhe themelimin e një partie të re. Bazuar në përgjegjësit që aktualisht i kam në Lëvizjen Vetëvendosje kam menduar se është obligim i imi zyrtar të reagoj.
Në reagimin tim unë në asnjë mënyrë nuk e kamë kontestuar vizitën e z. Molliqaj në qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje, edhe pse në Lëvizje aktivitetet zakonisht bëhen në koordinim me Kryesin ose Sekretariatin e Përgjithshëm.
Unë nuk e kam kontestuar as debatin me aktivist e as mendimin e tij kundër në çfarëdo situate.
Unë do ta kisha përshëndetur edhe kandidimin e z. Molliqaj për Kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe sigurisht do të isha angazhuar që t’i krijojmë kushte plotësisht të barabarta me kundër kandidatin e tij gjatë fushatës zgjedhore dhe do ta respektoja deri në maksimum të drejtën e secilit përkrahës të tij në fushat, po të kishte kandiduar edhe ai.
Unë do ta quaja legjitim edhe angazhimin e tij për themelimin e një subjekti të ri politik si dhe përpjekjen e tij që t’i bind aktivistët e Vetëvendosjes që t’i bashkohen subjektit të tij, por vetëm pasi të ishte larguar nga Vetëvendosja.
Unë e kam quajtur dhe vazhdoj ta quaj ilegale, (kundër statusore), përpjekjen e tij që t’i ndaj nga Vetëvendosja aktivistët tanë derisa ai është anëtar i Lëvizjes, sepse kjo nuk është as statusore dhe as e moralshme.
Z. Molliqaj e ka mundësin që të veproj nën çatinë e vjetër ose ta ndërtoj një të re, kjo varet prej tij, ajo që unë po kërkoj nga ai është respektimi i Statutit, në hartimin e të cilit kontribuoj edhe ai vet, deri sa deklarohet se është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje” (sic.), ka shkruar Kurteshi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
Kristof Le Rigoler: Maqedonia e Veriut është anëtare e besueshme e NATO-s
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj