LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, vazhdon rritja e numrit të personave që marrin kredi

Maqedoni, vazhdon rritja e numrit të personave që marrin kredi

Statistika e Bankës Popullore të Maqedonisë regjistron huazime masive te qytetarët e vendit, pëcjell Telegrafi Maqedoni.

Qytetarët e Maqedonisë gjithnjë e më shumë vendosen për një jetë me këste, kjo nënkupton borxh shtesë prej 194 milionë euro, gjegjësisht shumë e përgjithshme prej 2 miliardë e 296 milionë euro kredi deri në fund të vitit 2017.

Gjatë vitit 2016 huazimet kanë arritur shumën prej 2 miliardë e 102 milionë euro.


Më të kërkuara janë kreditë konsumuese, të cilat arrijnë vlerë prej 1 miliardë e 835 milionë euro, ndërsa intersim më të vogël ka për kreditë e automjeteve, që arrijnë shumën prej 10 milionë euro, ndërsa 554 milionë euro janë në kreditë banesore.

Nga BPM-ja informojnë se edhe kthimi i kredive shkon rëndë, gjegjësisht qytetarët për kartela kreditore kanë borxh prej 200 milionë euro, ndërsa për mbulim të borxhit të llogarisë aktuale, 96 milionë euro.

Një pjesë e ekspertëve për media të ndryshme kanë dhënë mendimin e tyre se shteti në të ardhmen duhet seriozisht të konsiderojë krijimin e një Ligji për bankrot personal./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori