LAJMI I FUNDIT:

Pas vrasjes së Ivanoviqit, Vuçiq sot vjen në Kosovë

Pas vrasjes së Ivanoviqit, Vuçiq sot vjen në Kosovë

Presidenti i Serbisë sot do të vijë për vizitë në Kosovë, ku do të takojë serbet e Kosovës.

Vizita e tij ndodh pas vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, që ndodhi këtë javë në veri të Mitrovicës, ku vrasësit dhe motivet e vrasjes ende nuk dihen.

Kjo është agjenda e Vuçiqit:


Rreth orës 10:30 Aleksandar Vuçiq do të vizitojë manastirin Banjska.

Rreth orës 11:30 do të ketë takim me përfaqësuesit serbë në Kosovë, në Fakultetin Teknik në Mitrovicën e Veriut.

Rreth orës 17:00 do të ketë takime me qytetarë në Shtëpinë e Kulturës në Llapnasellë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se do të jenë në gatishmëri të plotë për të ofruar siguri në Mitrovicë.

Zëdhënësi i Policisë  Kosovës, Baki Kelani, për Telegrafin ka thënë se autoritetet e rendit në Kosovës kanë ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme policore konform autorizimeve ligjore, me qëllim të ofrimit të sigurisë në Mitrovicë.

“Policia e Kosovës, në të gjitha rastet kur kemi të bëjmë me vizita zyrtare të delegacioneve apo personaliteteve të ndryshme në Republikën e Kosovës, ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme policore konform autorizimeve ligjore, me qëllim të ofrimit të sigurisë, ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike”, ka thënë Kelani./Telegrafi/