LAJMI I FUNDIT:

Ministri Ismaili: Mungesa e barnave do të zgjidhet sivjet

Ministri Ismaili: Mungesa e barnave do të zgjidhet sivjet

Mungesa e barnave nga lista esenciale është një çështje që po e përcjellë me vite shëndetësinë publike në vend.

Ministria e Shëndetësisë, Uran Ismaili, bashkë me ekspertët nga Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë filluar rishikimin e kësaj liste me qëllim që të tejkalohet një herë e mirë problemi i mungesës së barnave.

“Realisht është një problem shumë i madh, shumë kompleks dhe i cili ka përcjellë për kohë të gjatë dhe është duke na krijuar probleme të mëdha dhe është duke u krijuar probleme të mëdha edhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha Ismaili për televizionin 21.


‘Unë pres që më 2018 të kemi një përmirësim të dukshëm. Deri në përfundim të vitit 2018 do ta vërejmë shumë një ndryshim i cili do të vërehet te qytetarët sa i përket furnizimit me barna’, tha ai.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori