LAJMI I FUNDIT:

Brenda qendrës së skijimit në Korenë e Jugut: Dikur destinacioni i preferuar i turistëve afër kufirit me Korenë e Veriut, sot një “qytet” fantazmë (Foto)

Brenda qendrës së skijimit në Korenë e Jugut: Dikur destinacioni i preferuar i turistëve afër kufirit me Korenë e Veriut, sot një “qytet” fantazmë (Foto)

Vetëm një orë vozitje nga vendi ku atletët më të mirë botëror do të garojnë për medalje në Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut, gjendet resorti i skijimit brenda të cilit është ndalur “ora” për më shumë se një dekadë.

Resorti i skijimit në alpet e këtij vendi ishte destinacioni i preferuar i adhuruesve të sporteve të dimrit, ku dhjetëra mijëra skiatorë çdo vit mblidheshin derisa nuk u mbyll në vitin 2006, transmeton Telegrafi.

Restorantet, pishinat, teleferikët dhe dyqanet kanë mbetur ashtu siç ishin që kur ky resort turistik mbylli dyert për turistët, duke e bërë të duket si një skenë apokaliptike.


Koreja e Jugut ka shpenzuar 580 milionë funte në terrene të ndryshme për lojërat olimpike dimërore, megjithatë resorti turistik në Heul-ri në të cilin jetojnë afro 250 persona dhe gjendet në verilindje të vendit, është afër zonës së demilitarizuar që ndan dy Koretë.

Brenda këtij vendi pothuajse gjithçka është shkatërruar si rezultat i moskujdesit, pasi ishte braktisur për shkaqe sigurie dhe që nga ajo kohë askush nuk e ka vizituar, praktikisht të gjitha bizneset kanë vdekur në atë zonë. /Telegrafi/