LAJMI I FUNDIT:

Zaev realizon takim me përfaqësues të Odës ekonomike amerikane në Shqipëri

Zaev realizon takim me përfaqësues të Odës ekonomike amerikane në Shqipëri

Kryeministri Zoran Zaev së bashku me zëvendëskryeministrin e angazhuar përçështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe ministren pa resor, e angazhuar për Investime të Huaja, Zorica Apostollovska, sot realizuan takim me Mark Crawford, kryetarin e Odës amerikane ekonomike në Shqipëri AmCham dhe përfaëqsuesit e biznesit – anëtarë të Odës.

Në takim, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, me sektorin e biznesit nga Shqipëria, i përfaqësuar nga Oda ekonomike amerikane AmCham, kryeministri Zaev theksoi se Maqedonia po punon me përkushtim në avancimin e bashkëpunimit rajonal ekonomik me vendet e rajonit, përfshirë edhe me Shqipërinë, në vendosjen e marrëdhënieve miqësore dhe të ndërlidhjes infrastrukturore rajonale si prioritete kulmore të politikës rajonale me qëllim të avancimit të cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët.


Crawford theksoi se kompanitë anëtare, një pjesë e të cilave marrin pjesë në takim, tregojnë interesim të dukshëm për të investuar në Maqedoni dhe rajon.  Në atë drejtim, përfaqësuesit e pranishëm të kompanive shprehën vlerësime pozitive për klimën e përmirësuar afariste dhe ambientin afarist në vend, që së bashku me politikat e reja ekonomike paraqet bazë të shkëlqyeshme për zgjerim të bizneseve të reja me pritje reale për investime të reja në Maqedoni.

“Ju bëj thirrje ta gjeni interesin tuaj të biznesit për përfitim, mu këtu në vendin tonë. Maqedonia posedon potencial të madh ekonomik dhe shtrirje të shkëlqyeshme gjeografike. Po punojmë në rritje të zhvillimit të PBV-së, në hapje të vendeve të reja të punës, në nxitjen e konkurrencës dhe në investime të reja që në linjë të fundit do të kontribuojnë për zhvillim të ekonomisë dhe shtetit.”, theksoi kryeministri Zoran Zaev në takimin me përfaqësuesit e Odës ekonomike amerikane AmCham në Shqipëri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori