Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i cili sot vizitoi punimet në autostradën “Arbën Xhaferi”, ka thënë se se segmenti i kësaj autostrade nga Ferizaj e deri në Doganaj, do të përurohet në qershor të këtij viti, ndërsa pjesa tjetër në fund të vitit 2018-të.
Ndër të tjera ministri Lekaj, ka sqaruar edhe njëherë se shuma nga 63 milionë euro, është pretendim i kompanisë “Bechtel & Enka” dhe se ai asnjëherë nuk ka thënë se do të paguhet shuma në fjalë.
Lekaj ka thënë se janë në bisedime me kompaninë për këtë pretendim, që Ministrisë së Infrastrukturës i bie barrë nga qeverisja e kaluar.
“Sa u përket 63 milionë eurove të pretenduara nga kompania ‘Bechtel & Enka’, unë e kam sqaruar mjaftë mirë, se ajo nuk i takon periudhës tonë të 100 ditëshit, por i takon periudhës tri vjeçare 2014-16, ku qeverisja paraprake nuk i ka kryer obligimet e veta dhe ka ardhur deri te ky pretendim, por që asnjëherë nuk kam thënë se do të paguhet, por që do të negociohet dhe falënderoj ‘Bechtel & Enka’ për gatishmërinë që kjo shumë të negociohet”, ka thënë Lekaj.
Ndërsa, drejtori i projektit i kompanisë ‘Bechtel & Enka’, Riyadh Alkhazjari, ka falënderuar ministrin Lekaj për bashkëpunimin e sinqertë dhe tejet konstruktiv, që nga momenti kur ai ka ardhur në krye të Ministrisë së Infrastrukturës.
Ndryshe, sipas ministrit Lekaj, ky projekt do të përfundojë me kohë dhe se në vitin 2019 do të fillojë së ndërtuari edhe autostrada e Dukagjinit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Prime Travel pjesë e panairit të turizmit ATM në Dubai – e pranishme edhe në Paris Hilton Host Party
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe