Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Business Consultants Council (BCC), kanë nënshkruar një memorandumi i bashkëpunimit, i cili do të jetë në funksion të krijimit të një ambienti më të volitshëm ekonomik në Kosovë me qëllim të arritjes të stabilitetit ekonomik, politik, social, integrues, si dhe përshpejtim të proceseve integruese duke përmirësuar imazhin e Kosovës në harmoni me shtyllat e parapara në strategjinë Evropiane SBA.
OEK-u ka thënë nëpërmjet një komunikate se është e gatshme për avancimin dhe bashkëpunim me qëllim të forcimit të partneritetit me bizneset dhe në këtë drejtim prioritet është avancimi i procedurave që mund të përmirësojnë objektivat ekonomike, zhvillimore, sociale si dhe një qëndrueshmëri ekonomike të Kosovës.
Në vijimësi të këtyre synimeve u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit në mes të Odës Ekonomike të Kosovës dhe “Business Consultants Council (BCC)”.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu dhe Jehona Lluka-drejtoreshë ekzekutive e BCC, u pajtuan në këto pika si palët do të inkurajojnë, promovojnë dhe mbështesin bashkëpunimin ekonomik ndërmjet anëtarëve të tyre, eksperteve dhe ekipeve profesionale, në interes të dyanshëm.
“Palët do të ndjekin qëllimet e përbashkëta për të ndihmuar, promovuar, mbështetur dhe përmirësuar marrëveshjen në mes dy palëve, me qëllim zhvillimin e përgjithshëm ekonomik dhe social, organizimin e B2B dhe praktikave më të mira të biznesit, organizimi i takimeve në mes të dy konsulenteve dhe grupeve të caktuara të ndërmarrjeve, të kontribuojnë, zhvillojnë dhe mbështesin sektorin e NVM-ve përmes anëtarëve të BCC, të fuqizojnë angazhimin ekonomik dhe udhëheqës të grave, të avancojnë kushtet në mes të ndërmarrësve, anëtarësim kolektiv i BCC në Odën Ekonomike të Kosovës, gatishmëri për të vendosur standarde dhe kritere për rolin e këshilltarëve dhe përfshirjen në projekte të caktuara të bashkëpunimit publik, privat dhe ndërkombëtar”, thuhet në komunikatë e OEK-ut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë TOP konkurset e kësaj jave
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje