LAJMI I FUNDIT:

Agim Kuleta zgjedhet kryesues i Kuvendit të Prishtinës

Agim Kuleta zgjedhet kryesues i Kuvendit të Prishtinës

Komuna e Prishtinës në mbledhjen e mbajtur sot, ka zgjedhur si kryesues të asamblesë komunale, Agim Kuletën nga Lëvizja për Bashkim.

Ai është votuar nga 27 asambleistë, kurse, kundër kandidati i tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Shefki Gashi është votuar nga 19 asambleistë.

Pas zgjedhjes së tij Kuleta i ka falënderuar të gjithë anëtarët e kuvendit komunal që e votuan për të qenë Kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës.


” Kjo përbërje e Kuvendit është reflektim i asaj që kanë zgjedhur qytetarët e Prishtinës. Këta qytetarë, gjatë ushtrimit të së drejtës së tyre të votës, janë përcaktuar për njerëz të ndryshëm dhe subjekte politike të ndryshme. Ne na bashkon interesi i Prishtinës dhe qytetarëve të saj, ndërsa mund të ndajë mënyra se si e shohim realizimin e këtyre interesave. Prandaj, duke besuar fuqishëm në këtë, si kryesues i këtij Kuvendi, do të përpiqem maksimalisht që ta kryejë punën time në mënyrë sa më profesionale”, ka thënë Kuleta.

Ai ka theksuar se do të jetë i hapur dhe bashkëpunues me secilin, në funksion të mbarëvajtjes së punës në këtë institucion dhe në të mirë të qytetarëve të komunës sonë të përbashkët, duke shtuar se për këtë qëllim, do të kërkoj unitet me çdo kusht. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori