LAJMI I FUNDIT:

Gjermania lëshon viza pune për kosovarët deri në vitin 2020

Gjermania lëshon viza pune për kosovarët deri në vitin 2020

Shkuarja e kosovarëve drejtë vendeve të huaja për të gjetur një vend pune është gjithnjë e lartë.

Gjermania vazhdon të jetë ndër vendet më të frekuentuara nga kosovarët pikërisht për këtë. Vetëm gjatë vitit 2016 nga Ambasada Gjermane ishin lëshuar 5 mijë viza të punës për kosovarët përderisa për vitin 2017, kjo ambasadë ende nuk ka publikuar shifrat.


Zëdhënësi i Ambasadës Gjermane, Marten Menger thotë se mundësia e punësimit në Gjermani për kosovarët është e afatizuar deri në vitin 2020.

“Unë mund të ju njoftoj se rregulla gjermane për hapjen e tregut të punës karshi vendeve të Ballkanit Perëndimor, së cilës ju iu referoheni, është fillimisht e afatizuar deri në vitin 2020”, thuhet shkurt në këtë përgjigje, për Indeksonline.

Gjithashtu sipas tij, hapja e tregut të punës është një rregull interne gjermane dhe nuk është-siç është deklaruar gjerë e gjatë marrëveshje bilateral në mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Mundësia e punësimit jashtë Kosovës ka ofruar mundësi të shkëlqyeshme për punëkërkuesit kosovarë sepse përpos përfitimeve financiare, ato kanë sjellë në Kosovë edhe shkathtësitë dhe përvojën evropiane duke kontribuar kështu në ekonomi dhe zhvillimin e tregut të punës në Kosovë.

Duhet shtuar se numri i kosovarëve që aplikojnë për viza pune poashtu dhe turistike në vendet e huaja është i lartë, sidomos në ato evropiane, përderisa vazhdojmë të jemi i vetmi vend në Evropë që nuk mund të udhëtojmë pa viza në këtë kontinent.

Në trend Ekonomi

Më shumë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore

Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori