Britania e Madhe ka formuar Ministrinë për të vetmuarit dhe në krye të ministrisë është emëruar Tracey Crouch, përfaqësuesja e Partisë Konservatore.
Një deklaratën e qeverisë britanike thuhet se kjo ministri, në bashkëpunim me OJQ-të, do të luftojnë me problemin e vetmisë dhe izolimit social. Më tej thuhet se Zyra Kombëtare e Statistikave (ONS) do të bëjë një sistem për matjen e shkallës së vetmisë.
Gjithashtu theksohet se themelet e kësaj ministrie u ngritën falë angazhimit të deputetes së Partisë Laburiste Jo Cox, e cila u vra në vitin 2016.
Kryeministrja britanike Theresa May, në lidhje me ministrinë e re në vendin e saj tha se vetmia për fat të keq është një realitet i trishtuar për shumë njerëz në botën moderne.
“Duam që të luftojmë këtë problem ashtu që të vetmuarit të mund të kapërcejnë apo të kenë me kë të ndajnë mendimet e tyre. Jo Cox është një person e cila arriti të zbulojë se në çfarë niveli është vetmia në vendin tonë dhe jetën e saj ia kishte kushtuar këtyre njerëzve për t’i ndihmuar”, tha May.
Ministrja për të vetmuarit, Crouch theksoi se ministria do t’u përkushtohet të vetmuarve të të gjitha grupmoshave, raporton Anadolu Agency.
“Besojmë se vullnetarët, sipërmarrësit por edhe përfaqësuesit mund të japin një kontribut të rëndësishëm në luftën kundër vetmisë. Jo Cox me përkushtim të madh i ishte përkushtuar këtij problemi. Ne do të ndihmojë miliona njerëz në Britani të Madhe që vuajnë nga vetmia dhe në këtë mënyrë ne do të shpaguajmë mundin e Jo Cox”, tha Crouch.
Organizata Britanike e Shëndetësisë (NHS) muajin e kaluar njoftoi se vetmia në periudhën dimërore mund të jetë vdekjeprurëse.
Raporti, i cili gjithashtu u publikua muajin e kaluar tregon se vetmia dëmton organizmin e njeriut aq sa dëmi që shkakton pirja e 15 cigareve.
Supozohet se me vetminë në Britani të Madhe janë ballafaquar rreth nëntë milionë banorë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak