LAJMI I FUNDIT:

Përkrahi veprimet e ISIS-it në Facebook, prokuroria i ngrit aktakuzë qytetarit nga Lipjani

Përkrahi veprimet e ISIS-it në Facebook, prokuroria i ngrit aktakuzë qytetarit nga Lipjani

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës, ndaj të pandehurit K.P. nga Komuna e Lipjanit, për shkak të veprës penale “bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj”, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës, nga neni 3 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 3 të Ligjit Nr. 05/L-002, për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit.

“Sipas aktakuzës i pandehuri K.P. gjatë vitit 2017, në vazhdimësi përmes rrjetit social “facebook” nga llogaria e tij, me anë të postimit të xhirimeve audio-vizuele dhe fotografive ka bërë propagandim në lidhje me organizatën terroriste “ISIS”, duke përkrahur haptazi veprimet e tyre terroriste siç janë sulmet e fundit terroriste nëpër botë si dhe krijimin e shtetit islamik, e që me gjatë muajit nëntor të vitit 2017, në llogarinë e tij sociale “facebook” ka shpërndarë fotografi kërcënuese”, thuhet në njoftim.

Me këto veprime i pandehuri K.P. ka kryer veprën penale “bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj”, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës, nga neni 3 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 3 të Ligjit Nr. 05/L-002, për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje

Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën

Lajme
Kalo në kategori