LAJMI I FUNDIT:

Në qendër të Gjilanit zbulohet busti i Skënderbeut

Në qendër të Gjilanit zbulohet busti i Skënderbeut

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me kryetarin e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, Fehmi Rexhepi kanë bërë zbulimin e bustit të heroit të shqiptarëve Gjergj Kastrioti–Skënderbeu, në 550-vjetorin e vdekjes së tij, i cili u vendos para Kuvendit Komunal të Gjilanit.

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri heroi Gjergj Kastrioti do të kujtohet gjithmonë si figura më e çmuar kombëtare


“Në ky vend, heroi më i madh i yni si figura më e çmueshme kombëtare do të kujtohet përjetë nga gjeneratat e tashme dhe të ardhshme. Sot ne përkujtojmë edhe 50-vjetorin e madh kur nahia e Gjilanit dhe krejt Kosova u kryengritën për flamurin e Skënderbeut, e drejt e cila u realizua shumë më vonë”, ka thënë Haziri.

Po ashtu, kreu i Gjilanit në këtë ngjarje ka përkujtuar edhe Kadri Zekën, Jusuf e Bardhosh Gërvallën, për të cilët tha se na mësuan se si luftohet për të fituar lirinë.

“Ndërsa, në përvjetorin e vrasjes, sot ne përkujtojmë edhe Kadri Zekën dhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe të gjithë dëshmorët e heronjtë të cilët u sakrifikuan për lirinë e shqiptarëve. Në kuadër të ‘Flakës së Janarit’, ne ndihemi krenarë me ta dhe do të vazhdojmë t’i respektojmë, nderojmë dhe të frymëzohemi nga veprat e tyre se si duhet të luftohet për të fituar lirinë. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tyre!”, ka thënë Haziri.

Në njoftim bëhet e ditur se busti i Skënderbeut është vendosur me iniciativë të kryetarit të Gjilanit, ndërkaq e ka punuar skulptori, Jetullah Haliti – Eti. ​/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori