Avi Arifi, shef i ekipit negociator me Serbinë, ka thënë se dialogu mes shtetin fqinj është i paalternativë dhe i pashmangshëm, megjithë pengesat që mund të dalin në rrugë.
Arifi ka deklaruar se duhet të vazhdohet me implementimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe që palët të kthehen në tyrezën e bisedimeve.
“Ka qenë e planifikuar sot në mëngjes një takim me palën serbe, ku do të diskutohej për formën e organizimit të punës, dhe më pas dy takime sektoriale. Mirëpo rrugës, një zyrtar i Bashkimit Evropian na informoi për rastin (vrasjen e Oliver Ivanoviq) dhe se delegacioni serb është kthyer në hotel, përkatësisht është tërhequr nga bisedimet”, tha ai, në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Zyrtarët serbë po krijojnë përshtypjen e fajësimit tonë për këtë ngjarje. Por duhet pritur mekanizmat e drejtësisë, që të identifikohen kryerësit e kësaj vepre, ndërsa politika serbe duhet të tërhiqet nga këto veprime. Dialogu është i paalternativë, edhe për Serbinë, edhe për Kosovën”, tha Arifi.
“Kanë mbetur shumë marrëveshje pa u implementuar. Është në interes të dy palëve që kjo gjë të ndodhë. Të dy qeveritë në shumë raste janë deklaruar se e përkrahin dhe duan ta implementojnë dialogun. Incidente si këto nuk duhet ta zvarrisin këtë punë”.
“Pavarësisht deklarimeve, që nuk kanë munguar në ditët e fundit, ky proces është i pandalshëm, i paalternativë. Neve na mbetet që të ftojmë bashkësinë ndërkombëtare, por edhe delegacionin serb, që të kthehen në tryezë dhe të implementohen marrëveshjet e arritura”, tha Arifi. /Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj