Gjiganti metalurgjik “Trepça” vazhdon të përballet me vështirësi të mëdha të funksionimit edhe pas gati një viti e gjysmë nga miratimi i Ligjit për “Trepçën” në Kuvendin e Kosovës. Në tetorin e vitit 2016 deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan ligjin, i cili pati hasur në kundërshtim të fuqishëm të shtetit të Serbisë dhe të vet menaxhmentit dhe punëtorëve të “Trepçës” në pjesën veriore, por në vend që t’i shkohet deri në fund në mënyrë që ligji të jetësohet, Qeveria e kaluar që udhëhiqej nga Isa Mustafa nuk ndërmori asnjë hap për t’i formuar dy bordet, pa të cilat ligji nuk mund të zbatohet.
Në këtë mënyrë e gjitha barra për formimin e Bordit Mbikëqyrës, i cili duhej të përbëhej nga njerëz të politikës, si dhe ai Menaxhues, i cili do të duhej të përbëhej nga profesionistë të fushës i mbeti Qeverisë së kryeministrit Ramush Haradinajt. Ky me ta marrë drejtimin e Qeverisë pati autorizuar tri ministritë që të punojnë dhe të koordinohen për ta funksionalizuar Ligjin për “Trepçën”, por deri më tani asnjëra prej këtyre ministrive (MZHE-ja, MF-ja dhe MPMS-ja) nuk kanë bërë asgjë që situata të ndryshojmë, shkruan Zëri.
Drejtori i “Trepçës”, Ahmet Tmava, vazhdimisht ka potencuar se qeveritë janë vonuar për t’i formuar bordet dhe kjo ka bërë që situata në “Trepçë” të jetë e rëndë. Ai ka potencuar se “Trepça” ndodhet në gjendje të vështirë financiare, se janë mbledhur shumë borxhe të cilat nuk janë paguar, si dhe ka sqaruar se “Trepça” është “duke jetuar” sot për nesër.
Ai pohon gjithashtu se kombinati ka mbetur as me AKP-në e as me Qeverinë e Kosovës dhe se “Trepça” përballet me problemin thelbësor të funksionimit, çka ka bërë që të bjerë edhe prodhimi për rreth 30 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
Evropiani më i pasur, "i zemëruar me qeverinë franceze" - mendon të investojë më shumë në Amerikën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale