Deputeti Rexhep Selimi, në cilësinë e dëshmitarit, ka demantuar komunikatën të lëshuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), sipas së cilës ishte dhënë njoftimi për ekzekutimin e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit.
Selimi, ka dhënë dëshminë e tij, të hënën në Gjykatën Themelore të Gjakovës, në rastin e njohur si “Bellanica”, në gjykimin për krime lufte ndaj ish-komandantit të Brigadës 121 të UÇK-së, Fatmir Limaj, i cili akuzohet për përgjegjësi komanduese.
Deputeti aktual i Kuvendit të Kosovës, Selimi, për komunikatën e lëshuar më 30 tetor 1998, të përmendur në “Zëri i Kosovës”, thekson se në atë kohë në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK nuk ka ekzistuar Drejtoria e Policisë Ushtarake.
“Unë nuk e di se kush e ka shkruar atë komunikatë, mirëpo jam unë, ai i cili e demantoj këtë shkresë të komunikatës së UÇK-së. E përsëris së kjo copë letre nuk është komunikatë, dhe se kjo copë letre përmban pasaktësi esenciale, dhe se dua të konfirmoj së në kuadër të UÇK-së, nuk ka ekzistuar siç thuhet këtu Drejtoria e Shërbimit të Policisë Sekrete”, ka thënë Selimi, shkruan portali “Betimi për Drejtësi”.
Ai ka thënë se në kohën e luftës nuk ka qenë i informuar për vrasjen e këtyre dy civilëve, duke shtuar se me emrat e tyre është njohur shumë më vonë.
Në seancën e së hënës, dëshminë e tij e ka dhënë edhe Bislim Zyrapi, i cili ka qenë shef i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së.
Ai ka deklaruar se për shkak të lëvizjeve të shpeshta të tij, nuk ka pasur kohë t’i shoh komunikatat që në atë kohë janë lëshuar.
Ai ka deklaruar se urdhri për tu formuar brigadat është dhënë diku kah fundi i muajit gusht të vitit 1998, dhe në brigadën 121 e quajtur “Brigada Kumanova”, komandant është caktuar Fatmir Limaj, i cili sipas tij, në nëntor të atij viti ka kaluar në Drejtorinë e Policisë Ushtarake.
Duke u përgjigjur në pyetjet lidhur me vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit, Zyrapi ka deklaruar se ai nuk kishte dëgjuar për këtë rast, pasi që në atë periudhë ishte jashtë Kosovës.
Ai ka thënë se sektori juridik, është formuar nga nëntori i vitit 1998, i cili ka pasur për detyrë të shqyrtoi rastet e shkeljeve të rregullores së mirësjelljes nga pjesëtarët e UÇK-së.
Sipas tij, udhëheqës i këtij sektori ka qenë Sokol Dobruna, siç më vonë është njohur si Gjykata Ushtarake.
Seanca në këtë rast do të vazhdoi më 16 janar 2018, në ora 10:00, ku janë paraparë të dëgjohen Azem Syla, Sokol Dobruna, Naim Maloku dhe Muhamet Hoxha.
Në seancat e kaluara të 16 dhe 17 tetorit të vitit 2017, janë dëgjuar në cilësinë e dëshmitarëve Nuhi Binishi, Hajriz Hoxha, Enver Hoxha, Skender Hoti, Ymer dhe Ejup Hoxha.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 28 tetor 2016, ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Limajt, lidhur me vrasjen e dy civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë 1998-1999.
Sipas PSRK-së, Limaj dyshohet se në cilësinë e komandantit ushtarak të Brigadës 121, të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës (UÇK), nuk ka ndërmarrë masa të arsyeshme dhe të nevojshme brenda kompetencave të tij, për të parandaluar apo ndaluar vrasjen e Ramiz Hoxhës nga fshati Bellanicë dhe Selman Binishit, nga fshati Banjë, Komuna e Malishevës, të cilët me arsyetimin se janë bashkëpunëtorë të okupatorit serb, janë marrë peng nga disa persona me maska, më 2 tetor 1998, dhe më pas janë ekzekutuar.
Me çka, sipas PSRK-së, i akuzuari ka shkelur nenin 3 të Konventave të Gjenevës dhe Kodin Penal, i cili e inkriminon si vepër penale edhe “përgjegjësinë e komandës”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia
Live LIVE protesta në Tiranë: Hidhen shashka drejt Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia
Ambasadori gjerman mirëpret vendimin e Qeverisë për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia
Bastisje në veri, policia sekuestron armë dhe pajisje ushtarake
Shoqërohet në Polici personi të cilit iu konfiskuan një armë e gjatë dhe një pistoletë në Zveçan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës