Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë (MIN), Besim Beqaj ka thënë sot se vizion i kësaj ministrie është që Kosova të jetë qendër rajonale për zhvillimin e ekonomisë digjitale, si dhe se mision është nxitja, afirmimi dhe zhvillimi i inovacioneve, ndërmarrësisë në funksion të nxitjes së zhvillimit ekonomik, rritjes së prodhimit dhe eksportit.
Po ashtu sipas tij me inovacion bëhet stimulimi i aktiviteteve inovative në Kosovë me qëllim rritjen e produktivitetit ekonomik dhe institucional përmes zhvillimit të teknologjisë dhe ndërmarrësisë efektive.
Ministri Beqaj në një konferencë për media ka thënë se ardhmja është rritja ekonomike e bazuar në ekonominë e dijes.
“Marrë parasysh që bota është duke shkuar drejt digjitalizimit, drejt ekonomisë e cila ka shumë vlerë në përgatitje të programeve softverike dhe shfrytëzimin e fuqisë njerëzore si potencial për konkurrueshmëri në treg. Ne sot për sot në Kosovë kemi një zhvillim ekonomik i cili bazohet ën fuqinë punëtore, por kjo fuqi punëtore është trajnuar, por jo e shfrytëzuar në masën e duhur. Andaj, në këtë drejtim ne konsiderojmë që Ministria për Inovacion dhe Ndërmarrësi me buxhetin saj dhe me rrjetën të cilën tashmë e ka krijuar, të ndihmon që rinia jonë, të rinjtë dhe të rejat tona si dhe grat në biznes të jenë fokus për rritjen e fuqisë konkurruese të Republikës së Kosovës”, ka thënë ministri Beqaj.
Ai beson se Kosova do të ketë rritje ekonomike afat gjate substanciale për mes shfrytëzimit të faktorit njeri, i cili theksoi se kanë për synim që ta rangojnë Kosovën në listën botërore për inovacion.
“Normalisht kjo rritje ekonomike që ne po themi për çdo vit se duhet të kalon atë pesë përqindëshin ose gjashtë përqindëshin, ne besojmë që të kemi rritje afat gjate substanciale ekonomike për mes shfrytëzimit të faktorit njeri, i cili do të bënte koordinimin maksimal të asaj që quhet IT, kjo e cila bënë ndërlidhjen e të gjitha softuerëve, makinave, pajisjeve dhe njerëzve në drejtim të përfitimeve ekonomike. Pra ministria ka këtë synim që në një periudhë afat mesme ta listojmë Kosovën në rangimet botërore për inovacion”, ka thënë ai.
Beqaj ndër të tjera tha sektorët me prioritet, janë energjia, shëndetësia, mbrojtja e mjedisit, transporti, edukimi, agrikultura dhe TIK me një fond mbi 9 milionë euro.
“Si vizion yni është që Kosova të jetë qendër rajonale për zhvillimin e ekonomisë digjitale. Ne besojmë që me fondin tonë dhe orientimet tona që i kemi do të fokusohemi në disa prej sektorëve, nuk do të ketë sektor i cili nuk do të preket”, theksoi ai.
Ministri Beqaj ka folur edhe për punën tre mujore nga viti i kaluar që kanë krijuar bazën ligjore dhe krijimin e stafit. Ai tha se fillimisht do të krijohen katër qendra inovative, në Prizren, Pejë, Prishtinë dhe në Mitrovicë. /Kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZRRE: Çdo deklaratë për rritjen e tarifave të energjisë elektrike aktualisht është i pavërtetë
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
Kërkohet shtrenjtimi i energjisë elektrike në Kosovë, rreth 35 për qind
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
Dashuria fillon në Central Park!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër