Ministria e Infrastrukturës (MI), ka njoftuar se të gjitha rrugët nacionale dhe regjionale janë të kalueshme për qarkullim, por kërkohet përshtatje e shpejtësisë me kushtet e rrugëve dhe motit.
Gjatë natës së mbrëmshme, sipas kësaj ministrie, kur edhe kanë filluar reshjet e dobëta të borës në vendin tonë, si dhe gjatë ditës së sotshme, kompanitë për mirëmbajtje të rrugëve të kontraktuara nga Ministria e Infrastrukturës, kanë intervenuar me kripë dhe rërë, në mënyrë që rrugët të jenë të kalueshme në tërë vendin.
“Në kilometrin e 13-të të rrugës N-9, Pejë – Bogë, ka patur rrëshqitje dheu dhe se edhe përkundër faktit që ekipet e mirëmbajtjes janë në terren, nuk përjashtohet mundësia për rrëshqitje të reja të dheut. Luten kalimtarët që frekuentojnë këtë segment rrugor që të kenë kujdes të shtuar, sikurse që kërkohet nga të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor, që të lëvizin me kujdes të shtuar duke iu përshtatur kushteve të rrugës dhe kushteve atmosferike, si dhe të kenë me vete pajisjet dimërore”, thekson komunikata e MI-së.
Ministria e Infrastrukturës dhe të gjitha ekipet e saja, mbeten të përkushtuara që të sigurojnë qarkullim të lirë dhe të sigurtë për tërë pjesëmarrësit në trafikun rrugor në tërë vendin, andaj kërkohet nga të gjithë pjesëmarrësit që të kenë kujdes gjatë lëvizjes në trafikun rrugor, në mënyrë që të ketë lëvizje të sigurtë dhe të lirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Inter City – Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
Në muajin prill do të mbahet ngjarja më madhe e bizneseve në Sofje për të ridefinuar tregtinë E-commerce
SAMSUNG GALAXY S25: Shpejtësi, fuqi dhe saktësi – E disponueshme në Gjirafa50!
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama