LAJMI I FUNDIT:

Humbi kontrollin derisa lëvizte me 190 kilometra në orë, pamjet përdoren si evidencë kundër tij (Video)

Humbi kontrollin derisa lëvizte me 190 kilometra në orë, pamjet përdoren si evidencë kundër tij (Video)

Nicholas Pannell ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur me motoçikletë në Devon të Anglisë, derisa ishte duke lëvizur me 190 kilometra në orë.

Kamera e vendosur në helmetën e 29-vjeçarit, ka marrë pamjet e momentit të ngasjes tri herë më të shpejtë se limiti i lejuar, që tani po përdoren kundër tij, transmeton Telegrafi.

“Rasti më i rëndë që kam hetuar ndonjëherë”, është shprehur gjykatësi, që e ka shpallur fajtor Pannell për ngasje të shpejtë dhe rrezikim të përgjithshëm, ndërsa së shpejti do të shpallet dënimi.


Ngjarja që ka ndodhur gjatë vitit të kaluar, e ka lënë atë me disa brinjë të thyer dhe tjera lëndime të lehta, por pa pasoja për jetën. /Telegrafi/