Me rekomandimin e UNESCO-s është ndërprerë realizimi i projekteve për ndërtimin e 8.5 kilometrave të rrugës nga Struga deri në Trebenishtë. Kjo rrugë duhej të lidhej me autostradën në ndërtim e sipër Ohër – Kërçovë, por edhe me rrugën e shpejtë nga Ohri nëpërmjet Peshtanit në Shën Naum, që duhej të kalojë nëpër Parkun Kombëtar Galiçica. Bëhet fjalë për një nga projektet më të premtuara të qeverisë së mëparshme të OBRM-PDUKM-së.
“Pas misionit të kryer, nga UNESCO janë dorëzuar vërejtjet dhe rekomandimet për ndërprerjen e ndërtimit derisa nuk shqyrtohet ndikimi në mjedisin jetësor.”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.
Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve për Alsat-M, thanë se paratë për këto ndërtime në shumën prej 85 milionë eurove, që janë siguruar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të përdoren për projekte të tjera.
“Në pjesën drejt Strugës ka vërejtje për numrin e pamjaftueshëm të viadukteve apo lidhjeve rrugore. Vërejtja nga UNESCO është edhe se nuk ka mjaft kanale dhe tunele nën sipërfaqen e rrugës ku duhet të ketë vend-kalime për kafshët”, dekalroi Trajçe Taleski, Nisma Ohër SOS.
Për rrugën nga Ohri në Shën Naum, Taleski tha se është e nevojshme të përgatitet një projekt i ri si dhe një studim i ri mbi ndikimin në mjedisin jetësor, dhe kjo ndoshta do bëhet deri në fund të këtij viti. Të vetëdijshëm për problemet janë dhe organizatat mjedisore në rajon.
Dhe derisa të eliminohen vërejtjet, rruga ekzistuese nga Ohri në Shën Naum dhe kufirin me Shqipërinë mbetet në kushte katastrofike, me gropa, e ngushtë dhe pa dukshmëri të qartë. Shteti njoftoi se fillimisht do të rindërtohet vetëm një pjesë e saj, nga Ohri deri në lagjen turistike Lagadin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump
Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët