LAJMI I FUNDIT:

Mbi pesë milionë shikime, Dua Lipa tregon detajet e para rreth xhirimeve të klipit të IDGAF-it (Video)

Mbi pesë milionë shikime, Dua Lipa tregon detajet e para rreth xhirimeve të klipit të IDGAF-it (Video)

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Pas suksesit të paparë me këngën “New Rules”, i cili deri më tani është shikuar rreth 890 milionë herë në YouTube, ajo solli këngën më të re.


“IDGAF (I Don’t Give A Fuck)”, është titulli i këngës që e ka shoqëruar me videoklip.

E pikërisht për këtë të fundit ka folur edhe vetë autorja, teksa ka bërë të ditur se ishte shumë sfidues realizimi i një videoje të tillë.

“Ishte videoja më e vështirë dhe më sfiduese për filmim. U deshën 22 orë për ta xhiruar duke filluara në 06:00 dhe për ta përfunduar në 4:00 të ditës së nesërme, por ishte e dobishme”, ka shkruar fillimisht Dua në Instagram.

Ajo ndihet krenare dhe me fat që ka pasur një ekip të shkëlqyer në realizimin e këngës, ku ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në xhirimin e videos duke përfshirë edhe vajzat që morën pjesë nëp klip.

“Unë jam aq krenar, por edhe me fat. Faleminderit për dashurinë. Faleminderit të gjitha vajzave të bukura në video për punë e palodhshme që bëtë. Faleminderit hscholfield që më ndihmove të kthej një ide në realitet, Mosaert në drejtimin artistik, Marion Motin në koreografi”, ka shkruar ndër të tjera Dua.

https://www.instagram.com/p/Bd2-ry5lsbb/?hl=en&taken-by=dualipa

Deri më tani theksojmë se brenda 24 orëve është shikuar mbi 5.2 milionë herë në YouTube, duke u bërë kënga më e kërkuar në këtë ueb-faqe.

Ndryshe, Dua javë më parë ka paralajmëruar se është duke punuar në albumin e dytë pas atij debutues, i cili u zgjodh si më i miri në botë për vitin që lamë pas në kategorinë e femrave. /Telegrafi/