Ekspertët kanë zbuluar: A është vërtet ushqimi i konservuar i shëndetshëm!
Ushqimi i konservuar është shumë praktik, mirëpo sa vërtet është i shëndetshëm dhe a është i sigurt të konsumohet?
Kjo është pyetja të cilën ia bëjnë vetes shumica të cilëve kujdesen për shëndetin.
Përgjigjja, megjithatë, nuk është e thjeshtë, sepse ushqimi i tillë i ka përparësitë dhe mangësitë e veta.
“Domatet e konservuara, fasulja, kungulli, mishi i tonit dhe i salmonit janë të shëndetshëm. Pos kësaj, janë shumë praktikë dhe kanë afat të gjatë qëndrueshmërie”, thotë nutricionistja njujorkeze, Karen Ansel për Women’sHealth, transmeton Telegrafi.
Edhe pse ndoshta duket që ushqimi i konservuar ka më pak përbërës ushqyes se sa ai i freskët, procesi i konservimit në të vërtetë nuk ndikon në pjesën e albuminave, hidrokarbureve dhe yndyrës, si edhe as në minerale dhe vitamina siç janë vitaminat A, D, E dhe K.
Mirëpo, për shkak të temperaturave të larta gjatë konservimit mund të ndodhin dëmtime të disa vitaminave të cilat shkrihen në ujë, siç janë vitaminat C dhe B”, thotë Ansel.
Megjithatë ekzistojnë disa rreziqe te konsumimi i ushqimit të tillë, ndërkaq brenga kryesore e ekspertëve janë vetë konservat – shumica përdorin të ashtuquajturin bisfenol A apo BPA, kimikat i cili mund të ndikojë në disa hormone dhe rrisin potencialisht shtypjen e gjakut dhe rrezikun nga kanceri, por dhe çojnë deri te problemet në sjellje.
Ky kimikat përdoret nga vitet gjashtëdhjetë për pengimin e ndryshkut të metalit, ndërsa problemi është që hyn në ushqim dhe në pije në vetë konservën.
Efektet e bisfenolit A nuk janë plotësisht të qarta, mirëpo shumica e mjekëve janë të brengosur që mund të ndikojë në ndikimin e estrogjenit dhe testosteronit, mirëpo ekzistojnë edhe dëshmi të ndikimit të mundshëm negativ në funksionet e trurit dhe të hormoneve.
Brengë më të madhe shkakton ekspozimi gjatë shtatzënisë.
Te njerëzit ekspozimi ndaj bisfenolit A në fazën e zhvillimit të fetusit mund të shtojë rrezikun nga problemi me sjelljen (si p.sh. hiperaktiviteti dhe agresiviteti), me zhvillimin e vonshëm të gjoksit gjatë pubertetit, shtimin e peshës trupore, diabetin, sëmundjen e zemrës dhe ndryshimet në funksionin e mëlçisë’, thotë mjekja Majda P. Galvez, e cila familjet i këshillon që të blejnë sa më shumë ushqim të freskët apo të ngrirë në vend të ushqimit të konservuar.
Karen Ansel konstaton që nuk do të rekomandonte ushqimin i cili përbëhet ekskluzivisht nga ushqimi i konservuar, mirëpo nuk do të ishte e brengosur për shkak të konsumimit të një ushqimi të konservuar në ditë, nëse njerëzve u ndihmon që të hanë më shumë ushqim të shëndetshëm, të cilin ndryshe nuk do të mund ta hanin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025