LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: OBRM-PDUKM do të jetë e fuqishme, do të kërkojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Mickoski: OBRM-PDUKM do të jetë e fuqishme, do të kërkojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Lideri i partisë më të madhe opozitare në Maqedoni, Hristijan Mickoski i përshkruajti anëtarët e rinj të Komitetit ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së që u zgjodhën në seancën e sotme të Komitetit qendror si persona të motivuar, persona që një pjesë të madhe të jetës së tyre e kanë kaluar në strukturat partiake dhe si politikanë me përvojë.

“Jam i bindur se gjatë periudhës që vjen OBRM-PDUKM do të qëndrojë fuqishëm dhe do të mundemi sa më shpejtë që është e mundur të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ndryshimet në Komitetin ekzekutiv të partisë janë serioze dhe për këtë shkak pres kontribut serioz për partinë. Komiteti qendror i miratoi këto emra vetëm me një votë “kundër’ nga 115 anëtarë të pranishëm të KQ.”, tha Mickoski.

Në pyetjen pse Antonio Milloshoski dhe Ilija Dimovski nuk janë pjesë e udhëheqësisë së re të partisë, Mickoski tha se të dy janë persona të shkëlqyer që kanë qenë në funksione dhe kanë dhënë kontribut për partinë dhe nuk përjashtohet asnjë mundësi që ata të jenë edhe më tej pjesë e strukturave të OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Kronika e Zezë
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar

Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar

Kronika e Zezë
Shkeljet gjatë fushatës zgjedhore, PZAP gjobit me mijëra euro PDK-në, AAK-në dhe Koalicionin Vakat

Shkeljet gjatë fushatës zgjedhore, PZAP gjobit me mijëra euro PDK-në, AAK-në dhe Koalicionin Vakat

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Kalo në kategori