LAJMI I FUNDIT:

Vetëplagoset një person në Prishtinë

Vetëplagoset një person në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, në Prishtinë ka ndodhur një vetëplagosje me armë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima (mashkull) ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi që dyshohet se i njëjti është vet-plagosur në një lokal.

“Tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy fishekë. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/