Oda Ekonomike e Kosovës shpreh shqetësimin për ankesat e komunitetit të biznesit vendor lidhur me procedurat burokratike dhe nënçmuese që po hasin gjatë aplikimit për vizën Shëngen.
Pavarësisht Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, e cila parashikon hapjen e perspektivës së re për bizneset kosovare, këto të fundit nuk mund ta shfrytëzojnë për shkak të procedurës për marrjen e vizave.
“Nëse një biznes kosovar aplikon për vizë, në rend të parë duhet të presë dy, tre apo katër muaj për termin dhe pas caktimit të terminit duhet mbledhur një mori dokumentesh të cilat e kanë koston e vet edhe në aspektin kohor edhe financiar dhe mbi të gjitha kërkohet të zbulohet edhe fshehtësia më e madhe e gjendjes financiare të kompanisë”, thekson OEK.
OEK përkujton se për një aplikim nevojiten shumë dokumente dhe askush nuk garanton nëse do të pajiset me vizë.
“Tani në vitet 2016-2017, të njëjtat kompani ose refuzohen me arsyetime banale ose iu jepet një vizë disa ditore, dhe e tëra kjo e vë në pyetje partneritetin e promovuar në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Me këtë qasje të ambasadave evropiane të akredituara në Prishtinë përballë kërkesave të komitetit të biznesit vendor po e prezantojmë MSA-në si një shtëpi të bukur me një arkitekturë atraktive, por pa derë hyrëse dhe dalëse”, thuhet në komunikatë.
Oda Ekonomike e Kosovës iu bën thirrje ambasadave evropiane në Kosovë që të tregojnë fleksibilitet, profesionalizëm dhe të jenë mbështetës të zhvillimit ekonomik të Kosovës duke fuqizuar sektorin privat në partneritet të përhershëm me kompanitë nga Bashkimi Evropian, transmeton RTK.
“Bizneset vendore nuk e meritojnë një getoizëm të tillë kur dihet që janë bartës të stabilitetit politik, social, integrues dhe mbi të gjitha janë ata që përmirësojnë imazhin e Kosovës përmes ndërmarrësisë dhe aktiviteteve të tyre”, përfundon komunikata.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/448402948_1192268271813297_4534193569653873232_n-380x233.jpg)
Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë
![A po don me fitu ni Vespa?!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/b87c97c2-a046-48bc-adee-30977091d606-380x233.jpg)
A po don me fitu ni Vespa?!
![Reagimi publik nga KD Events & Communications: Prishtina Football Fest është e hapur dhe falas për të gjithë!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/01-1-380x233.png)
Reagimi publik nga KD Events & Communications: Prishtina Football Fest është e hapur dhe falas për të gjithë!
![Një platformë që çdo prind duhet ta dijë: BrainHero.ai sjell botën e përrallave në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Brainhero-380x233.jpg)
Një platformë që çdo prind duhet ta dijë: BrainHero.ai sjell botën e përrallave në shtëpinë tuaj!
![Google Wallet tani në dispozicion për bartësit e kartelave në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Picture-1-380x233.png)
Google Wallet tani në dispozicion për bartësit e kartelave në Kosovë
![Për nder të 25 vjetorit, Al Trade Center ua dhuron falë 10% të banesës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_9-16-380x233.jpg)
Për nder të 25 vjetorit, Al Trade Center ua dhuron falë 10% të banesës
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/serbia-380x233.png)
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane
![Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/anglia-6-380x233.jpg)
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë
![Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/marc-guiu-380x233.jpg)
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës
![Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/5-12-380x233.jpg)
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth
![Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1-171-380x233.jpg)
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar
![Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/448402948_1192268271813297_4534193569653873232_n-380x233.jpg)
Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë