LAJMI I FUNDIT:

Silva: Pastore dëshiron largimin nga PSG-ja

Silva: Pastore dëshiron largimin nga PSG-ja

Kapiteni i PSG-së, Thiago Silva ka konfirmuar dëshirën e argjentinasit Javier Pastore për t’u larguar nga klubi.

Pastore nuk është i lumtur më te Paris Saint-Germain dhe këtë tashmë e dinë edhe drejtuesit e klubit.

Sipas Thiago Silvas, argjentinasi që ka humbur vendin e titullarit në ekip, ka kërkuar largimin qysh në muajin janar.


“Pastore i ka kërkuar klubit që ta lejojë të largohet, pasi do të shkojë në një ekip ku mund të luajë rregullisht. Mirëpo ai ka marrë përgjigje negative nga klubi, pasi ata e duan ende këtu”, ka shtuar Silva.

Për Pastoren ka shfaqur interesim skuadra italiane e Interit.

Ndryshe, 28-vjeçari deri më tani për parisienët ka luajtur 174 ndeshje dhe ka shënuar 29 gola. /Telegrafi/