LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Gjakovës hedh poshtë akuzat e Alternativës

Komuna e Gjakovës hedh poshtë akuzat e Alternativës

Komuna e Gjakovës ka hedhur poshtë akuzat e Alternativës, duke thënë se pretendimet e kësaj partie për parregullsi në komunë janë të pabaza.

Në një reagim për media, Komuna e Gjakovës njofton se sa i përket kontratave për të punësuarit në qendër informative, ju njoftojmë që kjo kontratë ka përfunduar me 31 dhjetor 2017 ku shpenzimet për atë zyrë janë mbuluar nga UNDP dhe këta të fundit nuk e kanë pasur të paraparë vazhdimin e projektit.

Në zyrën e kryetarit nuk shërbehet alkool në asnjë rrethanë dhe as që pihet duhan përpos në një kthinë të mbyllur. Prej datës 18 dhjetor 2017 kur kryetari Gjini e ka pranuar detyrën, nuk janë dhënë leje dhe as që ka nisur ndonjë ndërtim pa leje.


“Aq më tepër leja për ndërtim “prapa hotelit” është dhënë në shtator të vitit 2017. Edhe tejkalimet e ndërtimeve, pa asnjë përjashtim, kanë ndodhur para dhjetorit 2017. Të gjitha këto objekte do t’i nënshtrohen rigorozisht ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. Komuna e Gjakovës do t’i publikojë edhe dokumentet përcjellëse për datat e lëshimit të lejeve”, thuhet në reagim.

Kryetari i komunës së Gjakovës nuk ka marrë asnjë vendim të asnjë lloji për anulimin e cilido rast të banimit social dhe se komuna do të jetë tepër e kujdesshme në alokimin e këtyre banesave.

Po ashtu thuhet se asnjë këshilltar nuk është emëruar në zyrat e drejtorëve, funksion i tillë në komunë nuk ekziston.

Komuna e Gjakovës thekson se nuk ka kurrfarë projekti për stadiumin e qytetit, ndërsa çështja e shefit të personelit në QKMF është sqaruar nga kryetari Gjini në mbledhjen e Asamblesë të mbajtur më 5 janar 2018.

Kryetari i komunës, Ardian Gjini, gjatë javës do t’iu drejtohet qytetarëve të komunës për gjendjen në komunë.

Në trend Lajme

Më shumë
Nagip Krasniqi reagon ndaj raportimeve se është i përfshirë në një video me përmbajtje eksplicite me një vajzë të mitur

Nagip Krasniqi reagon ndaj raportimeve se është i përfshirë në një video me përmbajtje eksplicite me një vajzë të mitur

Lajme

"Thërriste nënë, nënë", farmacistja tregon momentet kritike të 14-vjeçarit i cili vdiq nga therja me thikë

Lajme
Dy motrat dhe baxhanakët ia zhvatin mërgimtarit 300 mijë euro

Dy motrat dhe baxhanakët ia zhvatin mërgimtarit 300 mijë euro

Lajme
Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës

Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës

Siguri
A ka papunësi apo papunëtorë në Kosovë, prezantohen statistikat ndër vite

A ka papunësi apo papunëtorë në Kosovë, prezantohen statistikat ndër vite

Lajme
Ministri Peci paralajmëron kallëzime penale për disa figura të LDK-së, nuk përjashton as Abdixhikun

Ministri Peci paralajmëron kallëzime penale për disa figura të LDK-së, nuk përjashton as Abdixhikun

Lajme
Kalo në kategori