LAJMI I FUNDIT:

Vizat për bizneset, OEK fajëson ambasadat evropiane në Kosovë

Vizat për bizneset, OEK fajëson ambasadat evropiane në Kosovë

Oda Ekonomike e Kosovës shpreh shqetësimin për ankesat e komunitetit të biznesit vendor lidhur me procedurat burokratike dhe nënçmuese që po hasin gjatë aplikimit për vizën Shëngen.

Pavarësisht marrëveshjes së stabilizim-asocimit, e cila parashikon hapjen e perspektivës së re për bizneset kosovare, këto të fundit nuk mund ta shfrytëzojnë për shkak të procedurës për marrjen e vizave.

“Nëse një biznes kosovar aplikon për vizë, në rend të parë duhet të presë dy, tre apo katër muaj për termin dhe pas caktimit të terminit duhet mbledhur një mori dokumentesh të cilat e kanë koston e vet edhe në aspektin kohor edhe financiar dhe mbi të gjitha kërkohet të zbulohet edhe fshehtësia më e madhe e gjendjes financiare të kompanisë”, thekson OEK.


OEK përkujton se për një aplikim nevojiten shumë dokumente dhe askush nuk garanton nëse do të pajiset me vizë.

“Tani në vitet 2016-2017, të njëjtat kompani ose refuzohen me arsyetime banale ose iu jepet një vizë disa ditore, dhe e tëra kjo e vë në pyetje partneritetin e promovuar në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Me këtë qasje të ambasadave evropiane të akredituara në Prishtinë përballë kërkesave të komitetit të biznesit vendor po e prezantojmë MSA-në si një shtëpi të bukur me një arkitekturë atraktive, por pa derë hyrëse dhe dalëse”, thuhet në komunikatë.

Oda Ekonomike e Kosovës iu bën thirrje ambasadave evropiane në Kosovë që të tregojnë fleksibilitet, profesionalizëm dhe të jenë mbështetës të zhvillimit ekonomik të Kosovës duke fuqizuar sektorin privat në partneritet të përhershëm me kompanitë nga Bashkimi Evropian.

“Bizneset vendore nuk e meritojnë një getoizëm të tillë kur dihet që janë bartës të stabilitetit politik, social, integrues dhe mbi të gjitha janë ata që përmirësojnë imazhin e Kosovës përmes ndërmarrësisë dhe aktiviteteve të tyre”, përfundon komunikata.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori