LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje thërret të dorëhequrit në mbledhje

Vetëvendosje thërret të dorëhequrit në mbledhje

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, e cila është planifikuar të mbahet nga ora 15:00 janë ftuar të marrin pjesë edhe të dorëhequrit e deritanishëm nga ky subjekt politik.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur për “Gazeta Blic” deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Albulena Haxhiu, e cila po ashtu pohon ta ketë marrë ftesën për pjesëmarrje në këtë mbledhje rreth 4 muaj pasi që ishte dorëhequr nga funksionet e saj në këtë parti.

“Unë kam marr ftesë për mbledhje e Kryesisë e cila do të mbahet sot në orën 15:00, dhe me aq sa jam e informuar, edhe anëtarët tjerë që janë dorëhequr kanë marrë ftesë. Unë do ta respektoj vendimin e Kryesisë së Lëvizjes, pra do të jem e pranishme në mbledhjen e Kryesisë dhe bashkërisht do të bëjmë përpjekje në zgjidhjen e problemit në organet e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Duke pasur parasysh që Lëvizja është shpresa e vetme në vend, e kemi obligim përpjekjen për shkak të vendit, qytetarëve dhe aktivistëve”, tha Haxhiu.


Deputetja Haxhiu, ngjashëm sikurse ajo pret t’i përgjigjen ftesës edhe anëtarët tjerë që janë dorëhequr ditëve të fundit nga funksionet e tyre në Vetëvendosje.

“Në këtë drejtim, pres që edhe anëtarët tjerë t’i përgjigjen pozitivisht kësaj ftese”, tha ajo duke shtuar se “problemet nuk rregullohen duke hequr dorë por duke u angazhuar drejtpërdrejtë e aktivisht.”

Vetëvendosje ka disa javë që po përballet me dorëheqje të anëtarëve të saj.

Përplasjet në Vetëvendosje, dolën në sipërfaqe pas publikimit të bisedave private mes disa deputetëve të këtij subjekti politik, ku kishte edhe shprehje fyese në drejtuar Albin Kurtit.

Në ditën kur kishte dhënë dorëheqje, kryetari i deritashëm i Vetëvendosjes, Visar Ymeri kishte potencuar përçarjet e vitit të fundit në këtë lëvizje dhe, siç ishte shprehur ai, kishte bërë “të pamundurën për të ndikuar në ndaljen e tyre”. /GazetaBlic/

Në trend Lajme

Më shumë
“S’përjashtohet si mundësi”, Joseph tregon nëse Trump mund ta mbyllë Gjykatën Speciale si hakmarrje ndaj Jack Smith

“S’përjashtohet si mundësi”, Joseph tregon nëse Trump mund ta mbyllë Gjykatën Speciale si hakmarrje ndaj Jack Smith

Lajme
Raporti i ekspertëve për tekstet shkollore: Si dyshohet që u keqpërdorën 6.3 milionë euro?

Raporti i ekspertëve për tekstet shkollore: Si dyshohet që u keqpërdorën 6.3 milionë euro?

Arsim
Joseph: Raportet e Kurtit me administratën Trump do të ndikohen nga ato të kaluarat me Grenellin

Joseph: Raportet e Kurtit me administratën Trump do të ndikohen nga ato të kaluarat me Grenellin

Lajme
Kurti në Norvegji takon mërgatën, u bënë thirrje të investojnë në Kosovë

Kurti në Norvegji takon mërgatën, u bënë thirrje të investojnë në Kosovë

Lajme
Gërvalla: Kompromisi eventual për Ukrainën, recetë për luftën e ardhshme në Ballkan

Gërvalla: Kompromisi eventual për Ukrainën, recetë për luftën e ardhshme në Ballkan

Lajme
Gjobitet shoferi me 400 euro gjobë, pikë negative e masë mbrojtëse, drejtoi veturën me fëmijë në prehër

Gjobitet shoferi me 400 euro gjobë, pikë negative e masë mbrojtëse, drejtoi veturën me fëmijë në prehër

Kronika e Zezë
Kalo në kategori