LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj mbështet prodhuesit e miellit për vendosjen e banderolave

Haradinaj mbështet prodhuesit e miellit për vendosjen e banderolave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesit e shoqatës së prodhuesve të miellit, me të cilët bisedoi për situatën më të fundit në këtë sektor dhe për vendosjen e banderolave në produktet e miellit.

Kryeministri Haradinaj e vlerësoi si hap të rëndësishëm vendosjen e banderolave përmes të cilave do të jetë më e lehtë të kontrollohet cilësia e miellit, informaliteti në ekonomi dhe prodhimi vendor, masa këto që ndikojnë drejtpërdrejtë në shëndetin e qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik.


Në takim ku të pranishëm ishin edhe ministri i Financave, Bedri Hamza, drejtori i Doganës, Bahri Berisha dhe drejtori i Odës Ekonomike, Safet Gerxhaliu, u dakordua që Ministria Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe shoqatën e prodhuesve të miellit të fillojnë procedurat për zbatimin e vendosjes së banderolave.

Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës do të ndihmoj të gjithë prodhuesit vendorë përmes masave lehtësuese, dhe heqjes sa barrierave të panevojshme të cilat do të ndikojnë në efektivitetin e bizneseve dhe rritjen e vendeve të reja të punës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori