LAJMI I FUNDIT:

Partitë politike në Prilep i siguruan paratë për votat e fituara në zgjedhjet lokale të tetorit të kaluar

Partitë politike në Prilep i siguruan paratë për votat e fituara në zgjedhjet lokale të tetorit të kaluar

Nga buxheti komunal i Prilepit janë paguar mbi një milionë denarë (mbi 16 mijë euro) për partitë politike që kanë siguruar vota në zgjedhjet lokale të 15 tetorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vendimi u publikua në seancën e fundit të Këshillit komunal të mbajtur më 26 dhjetor, bën të ditur agjencia e lajmeve AIM.


Partitë kanë fituar nga 15 denarë për secilën votë të siguruar nga qytetarët. Kjo vlen sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale, si edhe Nenit 86 të Ligjit për zgjedhje./Telegrafi/