LAJMI I FUNDIT:

Hasani: Shumë shpejtë masa tjera për të mbrojtur prodhimet vendore

Hasani: Shumë shpejtë masa tjera për të mbrojtur prodhimet vendore

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bajram Hasani ka thënë në një prononcim për Telegrafin se masat mbrojtëse nëpërmjet taksave për prodhimet vendore nuk kanë përfunduar me miellin dhe bllokat.

Sipas tij, shumë shpejt priten të merren dhe masa të tjera të cilat do t’i fuqizojnë produktet vendore.


“Do të ketë edhe masa të tjera mbrojtëse për produktet vendore, jemi duke i hetuar disa produktet për të cilat do të dalim me masa. Ndër produktet të cilat janë duke u hetuar janë produkte ndërtimore dhe ushqimore, por edhe disa produkte të tjera”, tha Hasani.

Ai ka thënë se si Qeveri e Kosovës do të marrin masa mbrojtëse për produktet bujqësore që prodhohen në vend.

“Do të kemi masa mbrojtëse edhe gjatë sezonit të verës për pemët dhe perimet. Ne do t’i mbrojmë prodhimet vendore nëpërmjet taksave nga prodhimet e importit. Si Qeveri e Kosovës do të marrim masa ndaj çfarë do produkti që hynë nga jashtë dhe është më i lirë se produkti vendorë”, ka thënë ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.

Ai ka treguar se ka shtete të cilat i subvencionojnë disa produkte të tyre për eksport.

Deri më tani dy produktet që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ka marr masa mbrojtëse janë mielli dhe bllokat për ndërtim.

Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha ka thënë për Telegrafin se masat mbrojtëse të ndërmarra nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë edhe pse janë të vonuara janë të duhura.

“Përveç masave mbrojtëse që ka ndërmarr MTI-ja për miellin dhe bllokat ndërtimor duhet të merren edhe masa të tjera sidomos për prodhimet e qumështit. Po ashtu duhen të merren masa mbrojtëse për produktet e tekstilit, të cilët kanë konkurrencë nga mallrat kineze”, tha Panxha. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori