LAJMI I FUNDIT:

Po të mos ishte aktore, Lawrence do të bëhej dizajnuese e enterierit

Po të mos ishte aktore, Lawrence do të bëhej dizajnuese e enterierit
(Foto: Getty Images)

Jennifer Lawrence është njëra prej aktoreve më të paguara, por ajo tregon se me çfarë do të merrej nëse nuk do të ishte pjesë e ekranit të madh.

Në një intervistë me Oprah Winfrey, ajo ka treguar se nuk mund të imagjinonte se do të kishte një karrierë kaq të suksesshme.


(Foto: Getty Images)

Aktorja ka thënë se si fëmijë kishte ëndërruar të bëhej dizajnuese e enterierit, pasi nëna e saj kishte një mikeshë që kishte dizajnuese.

Lawrence është rritur në Kentucky dhe gjithmonë ka qenë e përkushtuar ndaj familjes dhe asnjëherë nuk e ka imagjinuar veten si person i cili fokusohet në karrierë sikur tash.

Lawrence do të tërhiqet nga filmat dhe do të ndërtojë një fermë
Lexo po ashtu Lawrence do të tërhiqet nga filmat dhe do të ndërtojë një fermë

“Ishte diçka që nuk dija për veten derisa të bëhesha e suksesshme dhe pastaj dëshiroja të bëhesha edhe më e suksesshme. Do të bëja një film të mrekullueshëm dhe pastaj do të doja të ishte edhe më mirë. Do të fitoj para dhe pastaj do të doja të bëja më shumë para. Unë nuk e dija fare deri në të njëzetat e mia të hershme”, ka theksuar Jennifer.

(Foto: Getty Images)

27-vjeçarja përfitoi 500.000 dollarë për pjesën e parë të trilogjisë “The Hunger Games”. Mirëpo, pasi filmi fitoi 691 milionë dollarë në gjithë botën, aktorja mori 10 milionë dollarë për të xhiruar pjesën e dytë të filmit, transmeton KP.

Është vlerësuar se trilogjia “The Hunger Games” ka fituar mbi 2.3 miliardë dollarë në mbarë botën, duke e bërë atë një nga filmat më të suksesshëm në historinë e kohëve të fundit.

Pas këtij suksesi, Lawrence ka siguruar rolin e saj në filma të tjerë të çmuar, si ” Silver Linings Playbook “, për të cilin ajo fitoi çmimin Oskar.

(Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
Kalo në kategori