LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Jam i bindur se ekziston zgjidhje e pranueshme për të dy vendet

Zaev: Jam i bindur se ekziston zgjidhje e pranueshme për të dy vendet

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në intervistën për televizionin grek Alpha Tv ka shprehur optimizëm dhe bindje se të dy palët kanë kapacitet dhe mund të gjejnë zgjidhje për çështjen e emrit deri në fund të gjysmës së parë të këtij viti.

Zaev tha se zgjidhja duhet të jetë e pranueshme për të dy shtetet, duke shtuar se një zgjidhje e tillë është e mundshme, ekziston zgjidhje e pranueshme për të dy palët, por refuzoi të japë detaje që, siç tha ai, të mos dëmtohet procesi i negociatave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Jam i bindur se ekziston zgjidhje dhe rendi është që atë zgjidhje për qytetarët e Greqisë ta kumtojë kryeministri Alexis Tsipras, ndësa unë qytetarëve të mi. Por, besoj se është e mundur që deri në fund të muajit qershor të vitit 2018 të gjindet zgjidhje, e cila përfundimisht do ta avancojë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona dhe kur përfundimisht, unë do të mund të them si kryeministër i shtetit tim, se kemi krijuar edhe një aleat të madh, e ai është shteti fqinj jugor”, tha kryeministri Zaev.


I pyetur në lidhje me vijat e kuqe, ai tha se në rast se ekzistojnë vija të kuqe, ato do të ishin vetëm frena ose bllokadë për gjetjen e zgjidhjes.

“Vija jonë e kuqe është vija që shkëlqen fuqishëm si udhërrëfyes në rrugën për të arritur deri te zgjidhja përfundimtare për problemin”, tha Zaev.

Zaev në intervistë disa herë përsëriti se përcaktimi strategjik dhe vizioni i Maqedonisë është të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së, duke shtuar se me Greqinë patjetër duhet të jemi miq, ndërsa shtoi se synimi i Maqedonisë është të jetë një shtet bashkëkohor, me ekonomi stabile, shtet që beson në standardet e Bashkimit Evropian./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Kalo në kategori