LAJMI I FUNDIT:

Zejnaj i quan ‘majmunë’ ata që kritikojnë Haradinajn

Zejnaj i quan ‘majmunë’ ata që kritikojnë Haradinajn

Argjend Zejnaj, shef i kabinetit të Ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka komentuar kritikuesit e kryeministrit Ramush Haradinaj, për rritje page dhe pushime luksoze.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Zejnaj, i ka quajtur në një mënyrë “majmunë” të gjithë ata që kritikojnë Haradinajn, duke përdorur një fjalë të urtë.

‘Kryeministri nuk e ka të lehtë, se sulmet po vijnë nga shumë drejtime, por “Luanin s’mund ta ndalin majmunët”, sa do që mund jenë shumë të tillë!’, ka thënë shefi i kabinetit të ministrit Lekaj.


Kritikuese e ashpër ishte edhe ish-anëtarja e partisë së Haradinajt,  Donika Kadaj-Bujupi. Ajo që dikur qante për Haradinajn, sot i kërkoi të dorëhiqet, duke thënë se Kosova po qeveriset nga njerëz të papërgjegjshëm.

Ndërkohë, Zejnaj ka folur edhe për raportimet e fundit për refuzimin e vizës për Haradinajn nga shteti amerikan, duke thënë se ‘me shqiptarët e vërtetë Amerika nuk hidhërohet’, e për të cilën gjë foli edhe vetë kryeministri i cili tha se po pret akoma marrjen e vizës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori