LAJMI I FUNDIT:

Trump: Nuk jam inteligjent, jam një gjeni

Trump: Nuk jam inteligjent, jam një gjeni

Jo më shumë se 24 orë pas daljes së librit të Majkëll Uolf, “Zjarr dhe tërbim: Brenda Shtëpisë së Bardhë të Donald Trumpit”, i cili rrëfen prapaskenat e Shtëpisë së Bardhë dhe po vazhdon të ndezë debatet në Uashington, shkruan Telegrafi.

Presidenti Donald Trump ka replikuar në Twitter ndaj akuzave që i vijnë prej librit, gjë që e vë në diskutim edhe shëndeti i tij mendor.

“Nuk jam inteligjent, jam një gjeni… dhe një gjeni shumë i qëndrueshëm”, ka shkruar Trump në Twitter, duke shtuar se “Tani që bashkëpunimi i fshehtë me Rusinë, pas një viti analize intensive, ka rezultuar një marrëzi totale, demokratët dhe këlyshët e tyre, mediet e lajmeve të rreme, po nxjerrin udhëzuesin e vjetër të Ronald Reaganit dhe po thërrasin për stabilitet mendor dhe inteligjencë”.


Tutje, ai shton se “Në të vërtetë, gjatë gjithë jetës sime, dy dhuntitë më të mëdha që kam pasur kanë qenë stabiliteti mendor dhe fakti që jam vërtetë inteligjent. Edhe Hillary Klintoni e korruptuar provoi të luajë këto karta në mënyrë të fortë dhe ashtu si e dinë të gjithë, dështoi në mënyrë shumë spektakolare. Ndërsa unë kalova nga një biznesmen shumë i suksesshëm, në një yll të televizionit dhe në President të Shteteve të Bashkuara (në tentativën e parë)”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga një, Trump po e tërheq SHBA-në nga organizatat ndërkombëtare

Një nga një, Trump po e tërheq SHBA-në nga organizatat ndërkombëtare

Botë
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Botë
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori