Komuniteti i Biznesit, që në mënyrë legjitime përfaqësohet nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), me shqetësim të thellë, është duke i përcjellë zhvillimet e fundit politike në vend, të cilat lidhen me përpjekjet për ndryshimin e qasjes ligjore dhe institucionale në raport me Gjykatën Speciale si dhe zhagitjen dhe lojën e fjalëve që po vazhdon në raport me Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
“Duke pasur parasysh një fazë të gjatë të jostabilitetit politik në vend, me një parlament të paralizuar nga gazi lotsjellës dhe me disa cikle të stërzgjatura zgjedhore, si dhe vonesa të paarsyeshme në formimin e institucioneve në nivel lokal dhe qendror, kemi besuar fuqishëm që përfundimisht e gjithë shoqëria dhe lidershipi i vendit do të angazhohen maksimalisht, për një konsensus gjithëpërfshirës që zhvillimi ekonomik, si faktor kyç për stabilitetin në vend, të jetë top prioritet për të gjithë vendimmarrësit. Fatkeqësisht kjo nuk po ndodh ende dhe për më shumë, gjendja ekonomike ka tendencë të përkeqësohet, si rrjedhojë e izolimit në rritje të vendit tonë”, thuhet në një njoftim.
Izolimi politik dhe ekonomik, sidomos deri në shpalljen e pavarësisë, ka lënë pasoja të mëdha për trendin e rritjes ekonomike në vend, duke pamundësuar të jemi në hap me vendet fqinje, sidomos sa i përket procesit të integrimeve evropiane. Rinia, shkencëtarët e rinj dhe bizneset, që janë shtyllat kryesore të zhvillimit të tashëm dhe të ardhshëm të shoqërisë tonë, kanë pësuar më së shumti nga izolimi i padrejtë i vendit tonë, që së fundmi më së shumti po i kontribuon klasa politike e vendit tonë.
“Çdo tentativë për ndryshime sa i përket Gjykatës Speciale dhe çdo tentativë për kthim të demarkacionit në pikën zero është goditje direkte për zhvillimin ekonomik të vendit, më dëme të pariparueshme dhe ndikime të drejtpërdrejta në investimet e huaja dhe eksporte. Për më shumë do të jetë sinjal i mjaftueshëm për ikjen e ndërmarrjeve ekzistuese që operojnë në Kosovë në vendet fqinje dhe ikje të fuqisë punëtore të kualifikuar në vende që ofrojnë mundësi shumë të mira për zhvillimin e tyre profesional. Gjithashtu e rrezikon realizimin e projektit me të madh investiv dhe më shpresëdhenës ekonomik, Termocentralit Kosova e Re. Apelojmë të institucionet dhe liderët e vendit të vendosin interesin shtetëror para çdo interesi tjetër dhe të marrin vendime të menduara mirë.”, thuhet në komunikatë të Odës.
Sipas OEK-ut, Evropa dhe bashkësia ndërkombëtare në përgjithësi, nuk janë për t’iju përshtatur tekeve dhe interesave .
“Nëse këtë vit nuk liberalizohen vizat, do të jetë e pamundshme të presim një gjë të tillë deri ne vitin 2020, pasi që viti 2019 është vit zgjedhor në Bashkimin Evropian. Gjithashtu viti 2020 është krucial për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim ne BE, që do të ishte kulmimi i formësimit të shtetit tonë. Nëse vazhdojmë më qasjen vetë izoluese të muajve të fundit, dëmet do t’i bartim me dekada”, thuhet në komunikatën e OEK-ut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhvlerësohet kriptovaluta Trump
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Sogojeva: Në vitin 2025 të ulet TVSH dhe të rregullohet çështja e kuponave fiskal
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë