LAJMI I FUNDIT:

27-vjeçarja i humbi 40 kilogramë, zbulon truqet që e ndihmuan ta arrijë këtë (Foto)

27-vjeçarja i humbi 40 kilogramë, zbulon truqet që e ndihmuan ta arrijë këtë (Foto)

Charlotte Mears, 27 vjeçare nga Buckinghamshire, gjithmonë ka qenë e hollë dhe e rregullt në palestër.

Por me zgjerimin e shoqërisë gjatë viteve të saja të 20’ta, njësoj ishte zgjeruar edhe beli i saj sepse kishte filluar ta shmangte palestrën dhe të shkonte në restorante apo të konsumonte ushqim të shpejt me miqtë, transmeton Telegrafi.

Në moshën 24 vjeçare, ajo kishte peshuar 95 kilogramë, dhe me përmasat e saja tani klasifikohej si obeze.


E ngopur me peshën e saj dhe mungesën e komoditetit, Charlotte i kishte premtuar vetes se do të ndryshonte, dhe tani peshon vetëm 57 kilogramë.

“E di se njerëzit thonë se duhet të ndiheni e lumtur me trupin që keni, por unë nuk ndihesha e lumtur. Tani ndihem shumë më mirë dhe më energjike”, ka rrëfyer ajo.

Rreth dy vite më parë, e inspiruar edhe nga yjet e ndryshme në Instagram, ajo ishte betuar se do të ndryshonte – këtu kishte filluar rrugëtimi i saj, dhe që nga atëherë, në vend se të dilte për darkë me miqtë, ajo e shijonte një ecje afro dhjetë-kilometërshe me miqtë çdo javë.

Përveç ecjes, ajo e kishte ndryshuar krejtësisht dietën e saj, ku ushqimet e shpejta i kishte zëvendësuar krejtësisht me ushqime të freskëta.

Tani ajo kryesisht hanë pemë për mëngjes, pulë dhe perime për drekë, dhe gatuan vet për darkë.

Truk tjetër i cili e ka ndihmuar atë të humb peshë, ka qenë edhe konsumimi i sasive të mëdha të ujit.

“Unë konsumoj rreth pesë litra ujë në ditë, si dhe konsumoj shumë lëngje frutash”, kishte treguar ajo.

Ndër tjerash, asaj i është kthyer edhe pasioni për palestër, ku tani ushtron pesë herë në javë! Rutina e saj në fitnes përfshin 15 minuta sprint në shirit vrapues (treadmill), 10 deri në 20 minuta makinën për ecje në shkallë, si dhe bën peshëngritje. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste

Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste

Femra
Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra

Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra

Fëmija juaj
Terapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë

Terapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë

Fëmija juaj
Truku i flokëve të Zendaya që duhet ta provoni të gjitha

Truku i flokëve të Zendaya që duhet ta provoni të gjitha

Flokë dhe stil
Partneri juaj ka shanse më të larta për t’u bërë i pasur nëse ka këtë tipar personaliteti

Partneri juaj ka shanse më të larta për t’u bërë i pasur nëse ka këtë tipar personaliteti

Në çift
Brooke Shields rrëfen se seksi është 'i dhimbshëm' dhe vetëm një mënyrë mund ta 'kënaqë plotësisht'

Brooke Shields rrëfen se seksi është 'i dhimbshëm' dhe vetëm një mënyrë mund ta 'kënaqë plotësisht'

Psikoprofil
Kalo në kategori