Ministria e Infrastrukturës (MI), ka njoftuar se pas reshjeve të borës në orët e para të mëngjesit të sotshëm të gjitha rrugët janë të kalueshme, por kërkohet kujdes i shtuar nga ngasësit dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugëve.
“Kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në gadishmëri përgjatë tërë natës dhe kanë intervenuar në të gjitha ato akse rrugore ku janë paraqitur ngrica, kurse në rrugët malore ku ka patur rrëshqitje të vogla të dheut është intervenuar dhe janë pastruar ato, duke bërë kështu që ato të jenë të lira për qarkullim”, thekson njoftimi i kësaj ministrie.
Ministria e Infrastrukturës u bënë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafikun rrugor, që të jenë të kujdesshëm dhe ta përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet dhe gjendjen e rrugëve në teren, në mënyrë që të kemi qarkullim të lirë dhe mbi të gjitha të sigurt.
“Ndërsa sa i përket aksit rrugor Restelicë – Dragash, ku mëngjesin e djeshëm kishte rrëshqitje dheu dhe gurësh, tashmë kjo rrugë është pastruar nga dheu dhe gurët dhe është e lirë për qarkullim në tërë segmentin e saj”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNissan X-Trail, hibridi më i avancuar në treg
Gjermanët nuk po mund të gjejnë punëtorë për Kampionatin Evropian
Rruga Prishtinë-Mitrovicë, asfaltohet njëri drejtim i segmentit Lugu i Madh - Maxhunaj
Korporata Rugove lanson në treg produktet e reja të qumështit
Dogana e Kosovës pranon 1,360 aplikime për pozitat e reja doganore - procesi përzgjedhës së kandidatëve drejt përfundimit
Shijo këtë verë deri në MAXIMUM!
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038
Metoda ushtarake që ju mëson të bini në gjumë brenda pak minutave
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete