Muhamet Osmani nga Mitrovica ka mbetur i vrarë sot në orët e hershme të mëngjesit në një restorant që ndodhet në udhëkryqin Lipjan-Janjevë. 36-vjeçari nuk ka arritur t’i përballojë plagët e marra nga revolja e tipit TT.
Insajderi nga burimet e saj ka mësuar se Osmani është vrarë nga miku i tij, Ylber Bekolli i cili vazhdon të gjendet në arrati.
Rasti ka ndodhur për shkak të një konfliktit që Bekolli besohet ta ketë pasur me disa persona të tjerë. Bekolli kishte shtënë me armë zjarri, ku besohet se gabimisht ka qëlluar mikun e tij, Muhamet Osmani.
“Muhamet Osmani ka qenë i shoqëruar në restorant me Ylber Bekollin, i cili gjatë ndejës ka pasur problem me disa persona aty. Ai ka shtënë në drejtim të tyre, ku nga të shtënat i plagosur ka mbetur miku i tij, Muhameti”, ka thënë një burim për Insajderin.
Sipas njoftimit të policisë, Osmani ka ndërruar jetë në ora 4:00 të mëngjesit pasi nuk kishte mundur t’i përballojë plagët e marra një orë më herët.
Gjithashtu, policia ka bërë të ditur se shtëpia e të dyshuarit është kontrolluar dhe janë konfiskuar dy armë, një pushke e tipit M48, e cila ishte me leje dhe revolja e cila dyshohet se është përdorur gjatë kësaj vrasjeje, e tipit TT./Insajderi.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ministrja Hajdari tregon për përfitimet që do t’i ketë Kosova nga marrëveshja e EFTA-s
Nuk ka marrëveshje për pagën minimale, shporta konsumatore do të llogaritet ndryshe
Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së
Qindra qytetarë po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të tre të rinjve në Jabllanicë
Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”
Moti për pesë ditët e ardhshme
Aksident në Qafën e Qarrit, drejtuesi shpëton për mrekulli pasi makina mbetet varur në barrierën mbrojtëse
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Vendosën posterët në stacionet e autobusëve në kryeqytet – LDK gjobitet me 12 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet