Keni vendosur të mos pini më alkool? Nuk jeni i vetëm; hulumtimet e reja nga kompania ‘Heineken’ tregojnë se 59 për qind e të rinjve janë duke e kufizuar sasinë e alkoolit që e konsumojnë, ndërsa 36 për qind kanë treguar se janë turpëruar në shoqëri si pasojë e publikimit të ndonjë fotoje kur kanë qenë të dehur.
Ndërsa rreth 38 për qind prej nesh kemi kujdes sa shumë pimë çdo herë që dalim – lëvizje kjo e cila na ndihmon të kemi më shumë vetëbesim dhe të jemi më në kontroll për vendimet tona, transmeton Telegrafi.
Zvogëlimi i sasisë së alkoolit, apo lënia e alkoolit krejtësisht, qartazi i zvogëlon shanset që të zgjoheni me pendime nga gjumi, por përveç kësaj, gjithashtu sjell edhe shumë përfitime pozitive në trupin tuaj.
Humbja e peshës
Nëse jeni duke ngrënë si zakonisht dhe keni hequr dorë nga alkooli, atëherë do të vëreni se do të filloni të humbni peshë. Kjo nuk është vetëm për faktin se alkooli përmban shumë kalori, por gjithashtu e rritë edhe apetitin – në fakt, hulumtimet kanë treguar se personat të cilët i konsumojnë vetëm 2 pije alkoolike konsumojnë 30% më shumë ushqim sesa dikush që nuk pinë fare alkool.
Funksion më të mirë të organeve të brendshme
Të gjithë e dimë se alkooli është i dëmshëm për mëlçinë. Sidoqoftë, ju nuk ia keni idenë se sa shpejt mëlçia fillon ta rikuperojë veten pasi ndaloni konsumimin e alkoolit.
Zvogëlim i rrezikut për sëmundje të ndryshme
Zvogëlimi i konsumimit të alkoolit nënkupton për një rrezik më të vogël të sëmundjeve të ndryshme, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, tipin 2 të diabetit, pankreasin dhe kancerin.
Gjumë më të mirë
Studimet tregojnë se alkooli e çrregullon gjumin, ndërsa lënia e alkoolit ju ndihmon ta riktheni në nivel ciklin e gjumit dhe të bëni gjumë më të mirë dhe më kualitativ. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë