LAJMI I FUNDIT:

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Komunikacioni në rrugët në vend po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Borë me intensitet të dobët bie në akset rrugore Kriva Pallankë-Deve Bair, Strazhë, Gjavato dhe Bukovë, e cila nuk shtresohet në rrugë.

LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të caktuar të qarkullimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje ose dalje nga shteti./Telegrafi/