LAJMI I FUNDIT:

Përplasjet dhe fyerjet në mes deputetëve në vitin 2017 (Video)

Përplasjet dhe fyerjet në mes deputetëve në vitin 2017 (Video)

​“Terroristë”, “vrasës”, “ tradhtar”, “vallëzove para Gadafit”, “shpifës”, “mshele gojën”, “shoku Mao”, “lëpirës”, “i pamoralshëm”, “manipulues”, “jam si maca”. Janë vetëm disa nga shprehjet që u përdorën nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, gjatë vitit 2017.

Për dallim në vitin 2016 që pati gaz lotsjellës, sprej, e vezë, në vitin 2017 pati fjalë banale dhe akuza të ashpra në mes deputetëve.

KosovaPress ka arritur të kap ato momente dhe po ua sjell disa prej tyre.


Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti i tha deputetes së LDK-së, Melihate Tërmkolli që të ulet ose të del jashtë.

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxheri, iu drejtua deputetes Albulena Haxhiut, me fjalët “mshele mori mo se bezerite dhe nuk ka gjë më e ulët se me u marrë me ju deputete”.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli e ka quajtur Albin Kurtin me emrin e diktatorit kinez ‘shoku Mao”.

E Milaim Zeka iu tha deputetëve të Vetëvendosjes, që nëse ai ka kthyer kryet nga Beogradi, ata e kanë kthyer b… nga Beogradi. Veseli reagoi duke thënë se është turp sepse u bënë turp për pushtet.

Një debat ka qenë edhe në mes deputetit Driton Selmanjat dhe Kadri Veselit. Deri sa Selmanaj i tha Veselit se ka një histori të kaluar të dyshimtë, Veseli i tha se është shpifës dhe i pamoralshëm.

Veseli nuk u ndal me kaq, pasi i tha Lumir Abdixhikut se po ‘lëpihet’, duke shtuar se Abdixhiku e ka urrejtë UÇK-në, kurse, Abdixhiku, i tha se ai bashkë me Hashim Thaçin dhe të tjerët kanë fryrë listat e UÇK-së.

E përfaqësuesit e Organizatave të Dala nga Lufta, edhe pse si mysafirë, reaguan duke kërkuar që mos të votohet Gjykata Speciale nga deputetët. Ata i thanë deputetëve gomar, ta shti gishtin në gojë, madje shtuan se asnjë deputet nuk do të dal nga Kuvendi nëse votohet gjykata.

Por nuk munguan as përplasjet në mes deputeteve të LDK-së, Vjosa Osmani dhe Shqipe Pantinës së Vetëvendosjes.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, akuzoi Veselin dhe Thaçin se kanë dorë në vrasjen e Komandant Drinit.

E Haradinaj, pasi akuzohet nga opozita, thotë se njëqind herë të rrëzohet do të bie prapë në këmbë sikur macja.

Kurse, Mimoza Kusarit-Lilaj, Haradinaj i tha se ai nuk do të vallëzoi para Gadafit si ajo. Ndërsa, opozita i tha Haradinajt të mos kërcënojë.

Për demarkacionin, Haradinaj tha se kanë qenë duke u mbytë në Kuvend. Për këtë temë pati edhe një debat në mes Kujtim Shalës dhe kryeministrit Haradinaj.

Videoja përmbyllet me pamjet ku deputetja e PDK-së Ganimete Musliu bën paqe me deputetët e Vetëvendosjes. /Kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori