LAJMI I FUNDIT:

Rama vesh rrobat e Babadimrit dhe plotëson dy dëshira (Video)

Rama vesh rrobat e Babadimrit dhe plotëson dy dëshira (Video)

Kryeministri Edi Rama është shndërruar në Babadimrin më të veçantë të Vitit të Ri, duke surprizuar dy persona në mënyrën më të veçantë të mundshme.

Ai është bërë pjesë e emisionit “E diela shqiptare” në Tv Klan, ku një nënë tregoi historinë e djalit të saj Leo, i cili iu është nënshtruar me dhjetëra operacioneve, për shkak se ka probleme në kockat e këmbëve dhe nuk mund të ecë.


Aktualisht ai ecën me karrocë me rrota dhe ka nevojë për fizioterapi.

Kreu i qeverisë i veshur si plaku aq i dashur i Vitit të Ri, hyri në studio dhe emocionoi vogëlushin kur i premtoi se çdo ditë do e presë taksia për ta shoqëruar në shkollë, raporton noa.al.

Ai i garantoi fizioterapi falas në mënyrë që rikuperimi i të voglit të jetë sa më i shpejtë. Po ashtu ai u angazhua se do të bëhet e pamundura deri sa të bëhet shërimi i plotë i vogëlushit, i cili ëndërron të bëhet futbollist si Lionel Messi.

Kjo dëshirë e tij ka ardhur pasi ka dëgjuar se kur ishte i vogël, edhe Messi ka vuajtur nga një sëmundje si e tij.

Me letrën e vogëlushit në dorë, Rama i dhuroi edhe një kukull për motrën e vogël të Leos, vetëm disa muajshe.

Por Babdimri, Rama nuk u ndal me kaq, ai surprizoi edhe një vajzë e cila punon në një qendër për komunitetin rom dhe që kohë më parë e kishte pasur të pamundur të gjente punë, por se i ishte thënë se mund të punonte vetëm si pastruese.

Babadimri u zotua se do i çojë fjalë kryeministrit Edi Rama dhe se do e bëjë këshilltare të ministrit për Çështjet Sociale.

Kjo bëri që e reja të përfundojë në lot dhe të mos e besojë, deri kur babadimri hoqi kapelen dhe mjekrën duke treguar se ishte vetë Kryeministri.

Po ashtu ai i premtoi se po sot do të shkonin në qendrën ku e reja punonte dhe do u shpërndanin dhurata për të vegjlit e komunitetit rom.