Drejtori menaxhues i PTK-së, Agron Mustafa, i cili u sulmua të shtunën fizikisht në qytet, ka thënë se është i shqetësuar për sigurinë e tij dhe të familjes.
Mustafa, përmes një postimi të gjatë në Facebook, duke përshkruar ngjarjen, ku thotë se u sulmua nga zyrtarë të Policisë së Kosovës, thotë se “asnjëherë më parë nuk kam qenë më shumë i shqetësuar për sigurinë time personale, e poashtu edhe për sigurinë familjare”.
“Se kam guximin të kërkoj mbrojtje nga Policia e Kosovës dhe/apo nga MPB/IPK, duke marre parasysh se ata me sulmuan sot, mirëpo kërkoj drejtësi dhe të zbardhet e vërteta”, ka shkruar Mustafa.
Postimi i plotë i Mustafës:
“E randë!
Ende nuk po mundem me flejtë, nga ajo që më ndodhi dje…ora 5e30 e mëngjesit dhe zgjuar ende, nga habia, shqetësimi, guximi i zyrtarëve policor dhe stresi që unë kam përjetuar ditën e djeshme!!!…sa e vështirë të jesh në një pozitë zyrtare publike n’Kosovë!
Ne cilesine e Drejtorit Menaxhues te Telekomit te Kosoves sulmohem nga zyrtare te policise, per arsye te cilat nuk i di!!!
Sulmohem na zyrtarë të lartë të policisë së Kosovës, shoh afër policë në uniformë, të cilët nuk reagojnë fare dhe nuk e përfillin të drejtën pozitive në Kosovë dhe përveç që isha viktimë në këtë rast, nga polici ‘Tarkan’, i asistuar nga “shefi” i tij jo zyrtar, Nazim Sahiti…po e ceki jo zyrtar, për shkak se me dhjetëra herë i kam pa së bashku dhe përveç kësaj, vijnë nga i njëjti rajon, nga rajoni i Llapit. Publikisht njihen si shokë të mirë dhe shumë të afërt.
Pasi më sulmuan shkova drejtë në stacionin e policisë Qendra për të raportuar rastin, ku fillimisht u intervistova në cilësi të dëmtuarit apo viktimës, dhe pas ca ore me urdhër të prokurorit sipas policisë/IPKsë, më thanë se je i dyshuar për rrahje.
Unë nuk e kam rrahur askënd dhe për këtë flet vetë video-incizimi i publikuar (po mos të gjendej ky incizim, me siguri unë nuk do të mundja të e shkruaj ketë status ne FB sonte…) dhe as që kam ikur nga ndonjë arrestim i mundshëm, siç pretendohet nga deklaratat publike të policëve dhënë në portalet kosovare, mirëpo më kanë sulmuar pa ditur asnjë gjë dhe pa ndonjë arsye të vetme duke me shkaktuar lëndime trupore, të cilat vërtetohen edhe nga ekzaminimet mjekësore.
E shtroj pyetjen se cilat janë detyrat e cilitdo polic në rast të ndonjë krimi/incidenti?
E drejta pozitive parasheh qe secili polic i Republikës së Kosovës të këtë autorizime policore brenda 24 ore për çdo krim/incident që ndodhë. Nëse për çfarëdo arsye “Tarkani” ka pasur ndonjë telashe eventuale me mua siç ka deklaruar ai, në bazë të së drejtës pozitive, ligjërisht është dashur të raportoj, gjë të cilën me sinqeritetin më të madh e potencoj që asnjëherë as edhe të vetmen telashe apo problem me të se kam pasur. Mandej, pas rastit që ka ndodhë dhe që dëshmohet në video incizimin, ata as që kanë tentuar të me arrestojnë përkundër deklaratës së tyre publikë në portalet vendore, por më kanë sulmuar siç identifikohet çartë, sikurse që dëgjohet po ashtu edhe në zë rimin e publikuar në media se do të ma ndalojnë shehrin!!!
Në gjithë këtë rast unë jam i dyshuar për rrahje dhe lëndim trupor së bashku me Tarkanin, ndërsa Nazimi dhe Fatosi mbesin dëshmitarë të rastit. Shtrohet pyetja: ku është e drejta policore dhe e drejta pozitive?! Unë se kam sulmuar askënd, pse jam i dyshuar?!
Me sa e di, e drejta pozitive parasheh që secili polic i Kosovës është i obliguar të:
1. Të ushtrojë autorizimet policore 24/7 e që janë:
a. Të raportojë mbi ndonjë krim eventual që është dëshmitar dhe të merr masa ligjore, në këtë rast, edhe ai që më sulmon dhe tjetri që asiston, nuk e kanë bërë, sepse unë vetë kam shkuar për të raportuar rastin ne polici. Këtë e dëshmon më së miri video e publikuar në portalet vendore, ku ata nuk përfillin të drejtën pozitive (duke mos raportuar rastin, derisa unë e bëjë personalisht raportimin në polici, në stacionin Qendra).
Derisa në media ata deklarojnë se kanë dashur të më arrestojnë, gjë që shihet qartë se nuk është e vërtetë, sepse unë jam ai që kam kërkuar ndihmën e policisë, pasi që të njëjtit as që janë prezantuar si polic, apo as që kanë dashur të më arrestojnë, siç shihet qartë në video-incizim, por më kanë sulmuar brutalisht, pa pritur, pabesisht, duke më kërcënuar dhe më sharë pa ndërprerë, njëkohësisht duke më thënë që do të ma ndalojnë ‘shehrin’.
Shtrohet pyetja, ku është etika policore paraprakisht dhe ku është e drejta pozitive në veçanti?!!
Pasi kam raportuar rastin në stacionin ‘Qendra’, ku kam vërejtur se jam i përcjellur nga individë të panjohur për mua, pas rreth 10 minutash, personat që më kishin sulmuar (zyrtarët policorë), janë paraqitur në stacion dhe pas dhënies së parë të deklaratës në cilësi të dëmtuarit/viktimës, pas një kohe, policia/IPK më kanë ndryshuar cilësinë duke u bazuar në deklaratat e rrejshme të zyrtarëve policore së gjoja se unë pasna sulmuar “Tarkanin’ më herët?!
Shtrohet pyetja se cilat janë obligimet ligjorë të zyrtarit policor (Tarkanit) nëse kjo gjë do të ishte e vërtetë:
Kthehemi prapë te e drejta pozitive, ai (Tarkani) është i obliguar ligjërisht të veprojë dhe të raportojë për raste të tilla, që në këtë rast nuk e ka bërë!
Këta kanë zgjedhur rrugën e një arysetimi pa as edhe të vetmen bazë ligjore që të më sulmojnë. Po supozojmë: po të ishte e vërtetë kjo që Tarkani dhe Nazimi kanë raportuar në mediat vendore, cilat veprime do të duhej ata të ndërmerrnin si zyrtarë policorë, gjithmonë sipas të drejtës pozitive.
Ata ish dashur që për kohën që ata i referohen, të më ftonin për interviste në polici, apo së paku të më lenin ftesë për paraqitje në polici?! Ju them me bindje se kjo nuk është e vërtetë, dhe për korrektësi po e potencoj dhe pyes, se pse asnjëherë nuk me kanë ftuar për interviste, por kanë zgjedhur mënyrën e rrugës për të më sulmuar fizikisht në qendër të Prishtinës, duke tentuar, që përveç dëmtimit fizik, të më dëmtojnë edhe integritetin tim personal/familjar. Këtë e them, sepse është vetëm një trillim i tyre për te tentuar të më diskreditojnë mua dhe të dezinformojnë opinionin publik.
Në këtë rast, edhe pse nuk jam i informuar, por do të duhej të raportohen në stacionin policor përgjegjës (sepse këta nuk janë që i hetojnë këto krime, etj etj., gjë që nuk ka ndodhur dhe unë nuk jam i njoftuar, për këto), sepse unë asnjëherë në jetë nuk kam pasur të vetmin problem eventual me ndonjë zyrtar policor, duke përfshirë edhe Tarkanin.
Edhe më shumë ironike është, mos reagimi i zyrtarit policor me uniformë zyrtare të policisë së Kosovës, i cili fare nuk reagon!!! Cilat janë detyrat e secilit zyrtar policor, sidomos e menaxhmentit të lartë së policisë së Kosovës.
Të gjitha këto, i thotë e drejta pozitive, duke filluar nga Kushtetuta e Republikës, Ligji mbi Policinë dhe të gjitha aktet nënligjore që rrjedhin na e drejta pozitive.
Pyetje publike:
1. Ku mbetet barazia e palëve në këtë procedure?!…fjala e këtyre i hodhi poshtë të gjitha dëshmitë??!!!
2. A ka shtet ligjorë,
3. Sa respektohen të drejta njerëzore në Republikë?
4. A ka njerëz mbi ligjin në Kosovë?
5. Ku është Inspektoriati Policor i Kosovës?
6. Ku është ndjekja (prokuroria e shtetit)?
7. Ku është Ministri i Punëve të Brendshme/Qeveria e Vendit?
Mbi të gjitha, as njëherë më parë nuk kam qenë më shumë i shqetësuar për sigurinë time personale, e poashtu edhe për sigurinë familjare. Se kam guximin të kërkoj mbrojtje nga Policia e Kosovës dhe/apo nga MPB/IPK, duke marre parasysh se ata me sulmuan sot, mirëpo kërkoj drejtësi dhe të zbardhet e vërteta.
Të gjihë të kenë parasysh, që nesër secili prej jush mund të jetë në pozicionin tim!!!
#Valaime” (sic.), ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Rënia e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës - Njëri i akuzuar dënohet me 3 vite burgim e 5 mijë euro gjobë, tjetri me 2 vite burgim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/419738144_780161330598790_1119452255116501420_n-2-1130x635-1-780x439-1.jpg)
Rënia e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës - Njëri i akuzuar dënohet me 3 vite burgim e 5 mijë euro gjobë, tjetri me 2 vite burgim
![20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/QKUK-Klinika-Emergjente-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439.jpg)
20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik
![Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/LAJMI-I-FUNDIT-1-2-780x439.png)
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera
![Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/person-ne-kerkim-780x439-1.jpg)
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
![Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/falsifikim-780x439.jpg)
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja
![Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475993596_923708333302759_576153060210992953_n-e1738836825554-780x439.jpg)
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin