LAJMI I FUNDIT:

Kasami: Pushteti nuk i ka realizuar premtimet e dhëna

Kasami: Pushteti nuk i ka realizuar premtimet e dhëna

Në vitin që po lëmë pas mbetën shumë punë pa u bërë në drejtim të euro-integrimeve dhe reformave, edhe për kundër faktit se Lëvizja Besa ia dha mundësinë dhe shansin Qeverisë, kështu u shpreh kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në takim e fundvitit me anëtarët e partisë së tij.

Sipas tij Maqedonisë i nevojitet një menaxhim serioz në luftën kundër krimit dhe korrupsionit si dhe rrugën drejt euro-integrimeve, gjëra këto për të cilat Lëvizja BESA do ofroj mbështetje të pa kompromis. Kreu i Lëvizjes Besa, Kasami gjithashtu ka paralajmëruar se viti që vjen është shumë i rëndësishëm për BESËN sepse është viti i kongresit të parë të partisë dhe tre vjetori i themelimit të saj.


“Sot mund të konstatojmë se në vitin që po lëmë pas mbetën shumë punë pa u bërë. Mesazhi më i qartë i epilogut të zgjedhjeve lokale dëshmon një gjendje reale të re, pra shqiptarët sot në qeveri janë të përfaqësuar nga partia e cila është humbëse dhe që nuk ka shumicën e votave të shqiptarëve në Maqedoni. ..Shkaku i këtij realiteti të ri politik, lëvizja BESA do iniciojë edhe një takim të partive nënshkruese të deklaratës së përbashkët të partive shqiptare ku do duhet të jepet një raport se çka është realizuar nga pikat e asaj deklarate ndërsa BDI të japë llogari për çështjet që kemi pasur zotime të qarta se përse janë prolonguar apo nuk janë diskutuar fare”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA.

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Lajme
Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Siguri
Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Kronika e Zezë
Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori