Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur që me dekret t’u falë dënimin vëllezërve Arsim dhe Burim Ramadani, si dhe Arben Kiçinës.
Në ndërkohë, vëllai i Arsim dhe Burim Ramadanit, Faton Ramadani, në një intervistë në lajmet qendrore të Klan Kosovës tha se ka kohë që po kërkojnë drejtësi.
“Me të thënë të drejtën, nuk e kemi pritur që ndodh kjo. Që 15 vjet kërkojmë drejtësi, kemi kërkuar në secilat organe të sistemit të drejtësisë, kemi dërguar ambasadave të huaja kërkesa që të ndërprenë këtë padrejtësi, prej të gjitha ambasadave, vetëm Ambasada Gjermane janë interesuar për këtë rast kurse të tjerët jo”.
“Te presidenca kemi dërguar një kërkesë të thjeshtë që përmes faljes të ndërpritet padrejtësia dhe fare nuk e kemi pritur që ndodh, por ja ndodhi”.
Ramadani ka thënë se të gjitha provat dhe faktet flasin se rasti ishte i montuar.
“Na është dhënë mundësia edhe më shumë që të jenë edhe ata dy jashtë që të kërkojmë drejtësi dhe nuk do të ndalemi derisa të del e vërteta, ne jemi të pafajshëm, të gjitha provat dhe argumentet tregojnë se jemi të pafajshëm”.
“Ka qenë rast i montuar, pikërisht vetëm për tu mbyllur vrasësit e vërtetë. Këtë montim e ka bërë Fadil Syloviqi me ekipin e tij që i kanë shërbyer UDB-së përpara, pastaj policisë dhe ndërkombëtarë e kanë bërë këtë lojë shumë të madhe me mbyll këtë krim të rëndë me njerëz të pafajshëm”.
Vëllezërit Ramadani para se të shkojnë në vendlindjen e tyre, në Baincë, kanë shkuar në Prekaz.
“Kemi nderuar heronjtë prej të cilëve e kemi lirinë”.
Burim e Arsim Ramadani dhe Arben Kiçina ishin shpallur fajtorë nga Gjykata e Qarkut dhe ajo Supreme për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes Hajra në vitin 2001./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Moti për pesë ditët e ardhshme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Paga e ushtarakëve rritet me 23%
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos