LAJMI I FUNDIT:

Limaj thotë se vendimi për Gjykatën Speciale u takon deputetëve (Video)

Limaj thotë se vendimi për Gjykatën Speciale u takon deputetëve (Video)

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se Gjykata Speciale është në duart e deputetëve. Limaj ka thënë se prioritet i Qeverisë është mbrojtja dhe përkrahja e prodhuesve vendorë. Limaj tha se efektet për partneritetin qeveri-prodhues do të vërehen më shumë në vitin 2018.

Sipas Fatmir Limajt, nëse ligji për Gjykatën Speciale apo dhomat e specializuara do të shfuqizohet, Limaj thotë se kjo çështje është në duart dhe vullnetin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ai ka ripërsëritur se kjo gjykatë është e padrejtë, por megjithatë, sipas tij, për këtë vendosin të zgjedhurit e popullit.

Duke folur për demarkacionin, Limaj thotë se kjo çështje do të kryhet në fund të janarit në Kuvendin e Kosovës e që sipas tij, do të jetë një version i pëlqyer nga shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Limaj në RTKka folur edhe për ngritjen e pagave për kryeministrin dhe ministrat e që sipas tij, pas këtij vendimi, do të ketë edhe një tjetër vendim në të mirë të punëtorëve të sektorit privatë dhe publikë.


Ai ka folur për politikat e Qeverisë në mbrojtje dhe përkrahje të prodhuesve vendorë. Limaj tha se efektet për partneritetin Qeveri – Prodhues do të vërehen më shumë edhe në vitin 2018.

Vendime të mëdha thotë se janë marrë gjatë 100 ditëshit të Qeverisë Haradinaj duke paralajmëruar kështu edhe vendime të tjera që kanë të bëjnë me përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, prodhuesve vendor, por edhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Në trend Lajme

Më shumë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Lajme
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Lajme
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Lajme
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori