LAJMI I FUNDIT:

KEDS jep këshilla rreth efiçiencës së energjisë elektrike

KEDS jep këshilla rreth efiçiencës së energjisë elektrike

Në kuadër të përgjegjësisë shoqërore korporative, KEDS, përmbyll vitin edhe me një tjetër projekt të rëndësishëm për komunitetin. Në javët e fundit të dhjetorit janë organizuar vizitat anekënd Kosovës me qëllim këshillimin rreth efiçiencës së energjisë elektrike.

Në kumtesën e KEDS-it, thuhet se konsumatorëve derë më derë u janë dhënë shpjegime detaje se si t’i përdorin pajisjet shtëpiake në mënyrë sa më efiçiente për të kursyer energjinë elektrike. Më pas, të gjithëve u janë shpërndarë edhe fletushkat me udhëzimet përkatëse për efiçiencë”, thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu thuhet se në mënyrë vullnetare pjesë e projektit ishin ish-studentët e KEDS Academy, që tani janë pjesë e stafit të KEDS, bashkë me inxhinierët e distrikteve përkatëse. Studentët i dhanë konsumatorëve një broshurë me këshilla për efiçiencë të energjisë elektrike dhe me profesionalizëm u përgjigjën pyetjeve të tyre. Konsumatorët e mirëpritën vizitën dhe u shprehën shumë të interesuar për këshillat.


Ajo çka e karakterizoi këtë projekt ishin fytyrat e lumtura të fëmijëve.

KEDS njëjtë veproi edhe me dhjetëra fqinj të tyre, sikurse me qindra pagues të rregullt të energjisë elektrike.

Në KEDS janë deklaruar që konsumatorët dhe përgjegjësia shoqërore janë shumë të rëndësishëm. Për këtë arsye edhe u përmbyll viti me organizimin e këtij projekti.

KEDS gjatë tërë vitit ka pasur projekte të ndryshme, në kuadër të Përgjegjësive Shoqërore të Korporatës, duke ndihmuar në shumë drejtime komunitetin. Në kuadër të këtyre aktiviteteve janë mbajtur ligjëratat rreth efiçiencës së energjisë elektrike në shkolla fillore, është bërë rinovimi i shkollës “Fan Stilian Noli”, janë krijuar laboratorë me kompjuterë në 6 shkolla, janë hapur dy biblioteka në Reznik dhe Morinë etj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori